Duka i FSHF i “përvishet” Financave: Ku kanë shkuar lekët që merren për sportin nga lotaritë sportive?

Publikuar tek: sport, më 14:15 15-11-2016 Duka i FSHF i “përvishet” Financave: Ku kanë shkuar lekët që merren për sportin nga lotaritë sportive? Presidenti i FSHF, Armando Duka, duke folur para komisionit te ligjeve per ligjin per sportin

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, për herë të parë apelon për paratë që merren nga kompanitë e lotarive sportive dhe ku shkojnë ato. Deklaratat kreu i FSHF Armando Duka i bëri sot në komisionin parlamentar të ligjeve, ku një ndër ligjet më të rëndësishme është ai i Sportit. 

“Një pjesë e fitimeve nga ana e lotarive sportive, rreth 0.4 përqind, të shkojnë në përmirësimin e infrastrukturës, parashikohet në projektligj. Jemi të të njëjtit mendim. Pasi e kemi diskutuar me kolegët e tjerë, më duhet të them se shifra është shumë e vogël, gati e papërfillshme për nevojat që ka sporti në Shqipëri. Ne si Federatë Futbolli, nuk e kemi marrë asnjëherë këtë bonus, dhe nuk e dimë as ku ka shkuar ai. Përvecse duhet të jetë më e madhe, duhet të përcaktohet edhe mënyra sesiu është e shpërndarë ajo. Që gjithkush të ketë mundësi ta kontrollojë” tha Duka, raporton newsbomb.al.

Sa i përket dhunës në ambiente sportive, Duka sugjeron që kjo të mbetet pjesë e komisioneve të FSH. “Projekti parashikon për ushtruesit e dhunës në ambinetet sportive se ata mund të dënohen nga inspektorët e Ministrisë së Arsimit. Nuk besoj se kjo gjë ndihmon procesin” tha presidenti I FSHF në paraqitjen e sotme në Parlament. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Izraeli pagoi dy hotele në Tiranë, si ndryshoi në fund plani
Rikthehet gjyqtari i “Shqipëri-Izrael”, rihap Facebook dhe sqaron vendimet ekstreme në ndeshje »
Article Logic
Execution time: 0.018558025360107
array(1) { ["section"]=> string(104) "duka-i-fshf-i-pervishet-financave-ku-kane-shkuar-leket-qe-merren-per-sportin-nga-lotarite-sportive-59592" }