Duka: I madh bëhesh duke mundur të mëdhenjtë. De Biasi: Short konkurrues dhe stimulues

Publikuar tek: sport, më 20:32 25-07-2015 Duka: I madh bëhesh duke mundur të mëdhenjtë. De Biasi: Short konkurrues dhe stimulues

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollist, Armando Duka ka reaguar pas hedhjes së shortit për Kupën e Botës “Rusi 2018”. Duka ka deklaruar se bëhesh ekip i madh vetëm kur mund të mëdhenjtë dhe se shpreson që Shqipëria ta bëjë këtë, thuhet në faqen zyrtare të FSHF-së.

 "Nuk ka më skuadra të dobëta. Kemi skuadra të mëdha e kjo e bën akoma më të bukur sfidën dhe lojën. Bëhesh i madh kur mund të mëdhenjtë ndaj shpresoj ta bëjmë këtë", ka thënë Duka.

Ndërkohë, tekniku italian Gianni de Biasi pranon se kjo është një sfidë e vështirë për Shqipërinë, megjithatë Kombëtarja jonë do të rritet duke luajtur dhe në fund do shihet se kush do kualifikohet.

“Do të luajmë me të gjithë, na pret një sfidë e vështirë siç ishte edhe vetë kualifikimi në fazën ku ndodhemi. Ne do të rritemi duke luajtur e kështu do të shohim në fund se kush do të arrijë të kualifikohet. Nuk i nënvlerësoj aspak skuadrat kundërshtaret, jo vetëm Spanjën dhe Italinë që janë ekipe mjaft të fuqishme, por as Maqedoninë dhe Izraelin. Le të themi që na ka rënë një short konkurrues dhe stimulues", është shprehur De Biasi.

Shqipëria është renditur në grupin G për Botërorin 2018, së bashku me Spanjën, Italinë, Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtenshtajnin.

Në shortin e hedhur në Shën Petërburg të Rusisë, delegacioni shqiptar përfaqësohej nga Presidenti i FSHF-së Armand Duka, trajneri i ekipit përfaqësues Gianni De Biasi dhe menaxheri i ekipit kombëtar Alban Bushi.

Lexo edhe: 

Botërori 2018/ Shqipëria në “ferr”, përballet me Spanjën dhe Italinë

Shqipërinë në Spanjë nuk e konsiderojnë fare, në Itali tregohen të kujdesshëm

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Botërori 2018/ Shqipëria në “ferr”, përballet me Spanjën dhe Italinë
Zyrtare/ Pezullohet ndeshja Kukësi-Legia Varshavës, shkak incidentet në stadium »
Article Logic
Execution time: 0.017833948135376
array(1) { ["section"]=> string(89) "duka-i-madh-behesh-duke-mundur-te-medhenjte-de-biasi-short-konkurrues-dhe-stimulues-16986" }