Duka: Ndaj Armenisë vetëm një alternativë, fitorja

Publikuar tek: sport, më 17:12 11-03-2015 Duka: Ndaj Armenisë vetëm një alternativë, fitorja

Presidenti i FSHF-së Armando Duka është shprehur se për Shqipërinë alternativa e vetem që ekziston për ndeshjen kundër Armenisë, është fitorja.

“Kjo është ndeshja më e rëndësishme e edicionit ppër mbarëvajtjen e ekipit tonë. Futbollistët tanë janë në formën maksimale dhe uroj që të kjetë kështu deri në datën 29 për të dalë me rezultat pozitiv. Kemi vetëm një alternativë, fitoren", ka thënë Duka

Këtë deklaratë Duka e ka bërë gjatë takimit që zhvilloi me ambasadroin turk në vendin tonë, Hidejet Bajraktar, me të cilin ka diskutuar për rritjen e bashkëpunimit midis dy federative.

Gjithashtu në takim është folur edhe për mundësinë e një ndeshje miqësore Shqipëri-Turqi, e cila mund të zhvillohet brenda këtij viti ose gjatë vitit të ardhshëm.

“Ishte një vizitë, e cila rikonfirmon edhe njëherë, marrëdhëniet e mira që kemi me Turqinë dhe Federatën Turke të Futbollit. Ideja për zhvillimin e ndeshjes miqësore, është përkrahur nga ne dhe mund të programohet për t’u zhvilluar në datat e lira, këtë vit ose në vitin e ardhshëm”, tha Duka.

Ndeshja kundër Armenisë do të luhet më 29 mars në stadiumin e Elbasanit dhe ajo konsiderohet si një ndeshje e rëndësie të veçantë për ecurinë e Kombëtares Shqiptare drejt ëndrrës për kualifikimin në kampionatin europian.

Renditja në grupin I:

Danimarka 7 pikë

Portugalia 6 pikë

Shqipëria 4 pikë

Armenia 1 pikë

Serbia 1 pikë

Sondazh per Personazhin e Vitit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Protesta e PD, derbi i kryeqytetit luhet të premten
Kampioni i tenisit Federer mundet nga një fëmijë (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.037915945053101
array(1) { ["section"]=> string(53) "duka-ndaj-armenise-vetem-nje-alternative-fitorja-5581" }