Duka në Shkodër: Arbitrimi një profesion që sjell benefite, nuk do lejojmë që gjyqtarët të prishin garën

Publikuar tek: sport, më 11:53 27-04-2017 Duka në Shkodër: Arbitrimi një profesion që sjell benefite, nuk do lejojmë që gjyqtarët të prishin garën

Zyrtarët e lartë të FSHF-së, të kryesuar nga presidenti Armand Duka kanë zhvilluar sot në Shkodër një takim promovues me studentët e Universitetit "Luigj Gurakuqi".

Në kuadër të nismës për Akademinë e Arbitrave, FSHF sot zgjodhi Shkodrën si qytetin e radhës për të promovuar këtë nismë.

Në fjalën e tij, presidenti Armand Duka u shpreh: "Të jesh gjyqtar futbolli sot të sjell shumë benefite. Arbitrimi mund të konsiderohet si një profesion i dytë, i cili nuk mbyllet pasi ke përfunduar karrierën si gjyqtar në fushën e blertë. Kjo pasi mund të jesh edhe në rolin e vëzhguesit të gjyqtarëve më pas, apo edhe të lektorëve. Nisma e ndërmarrë nga FSHF-ja është për të bindur të rinjtë dhe të rejat që t'i bashkohen arbitrimit. Ne si federatë jemi treguar të kujdesshëm për t'ju krijuar kushte të mira për të qenë pjesë e futbollit dhe arbitrimi është pjesë e rëndësishme e futbollit.

Do të ishte shumë mirë që të shtohet edhe numri i gjyqtareve femra.

Nisma për Akademinë e Arbitrimit është prioriteti ynë. Arbitrimi është pjesë e sportit dhe bëjmë shumë takime dhe përpjekje që të kemi shumë gjyqtarë futbolli.

Më pëlqeu fakti që sot në Shkodër kishte interes të lartë dhe sidomos nga ana e femrave.

Dy gjyqtarë të pezulluar në Superligë? Gjyqtarët janë në qendër të vëmendjes dhe do jenë gjithnjë, sepse janë ata që vendosin për të gjykuar rastet në fushën e lojës. E keqja jonë është se ne së bashku me ato që quhen "gabime njerëzore" , ndoshta kemi kaluar edhe ato që kanë qenë gabime me dashje nga ana e gjyqtarëve.

Ne nuk do të lejojmë që të prishet gara.

Partizani-Kukësi me gjyqtarë të huaj? Të kërkosh arbitra për ndeshjet tona, tregon se nuk ke besim ndaj gjyqtarëve tanë dhe kjo nuk është gjë e mirë. Por, për të shuar polemikat, ndonjëherë janë vendosur gjyqtarë të huaj, por nuk e di nëse në ndeshjen Partizani-Kukësi do të gjykohet nga një arbitër i huaj apo vendas.

Unë uroj që deri në fund të kampionatit të ketë spektakël dhe 'fair play'", deklaroi presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjermania falenderon Shqipërinë, këtë radhë jo për politikën
VIDEO/ Çmendet Felipe Melo, merr me grushte kundërshtarin dhe krijon luftë në stadiumin e skuadrës uruguaiane »
Article Logic
Execution time: 0.020081043243408
array(1) { ["section"]=> string(108) "duka-ne-shkoder-arbitrimi-nje-profesion-qe-sjell-benefite-nuk-do-lejojme-qe-gjyqtaret-te-prishin-garen-76618" }