Duka për Vuçiç: Nuk e dua në stadium më 8 tetor

Publikuar tek: sport, më 22:33 06-10-2015 Duka për Vuçiç: Nuk e dua në stadium më 8 tetor

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur në emisionin “Opinion” për masat që janë marrë për ndeshjen e 8 tetorit kundër Serbisë dhe çështjen e shumë-debatuar të biletave.

Duka sqaroi se ka qenë e pamundur plotësimi i të gjitha kërkesave për bileta, pasi kanë pasur më shumë se 100 mijë të tilla, për një stadium që ka një kapacitet më pak se 13 mijë vende.

Lidhur me ftesën që kryeministri Edi Rama i ka bërë homologut të tij serb Aleksandar Vuçiç, për të qenë i pranishëm në “Elbasan Arena”, kreu i FSHF-së ka deklaruar se këtë të fundit nuk e do në stadiumin e Elbasanit. Sipas tij, pjesëmarrja e Vuçiç do të ishte motivim për lojtarët serbë.

“Nuk do doja ta kisha në stadium Vuçiçin, Ramën po. Për arsye se pjesëmarrja e kryeministrit Rama motivon lojtarët shqiptarë dhe e njejta gjë do të ndodhte edhe për serbët nëse i pranishëm do ishte Vuçiç”, ka thënë Duka.

Gjatë emisionit nuk kanë munguar as batuat kur i pyetur me humor nëse formacionin për ndeshjen kundër Serbisë e ka bërë kryeministri Rama, Duka është shprehur se e kaluara e Ramës është si basketbollist dhe jo si futbollist.

Lexo edhe: Bëhuni pjesë e konkursit të Newsbomb.al për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pretendon se nuk e ka paguar, djali i milionerit shqiptar kërkon dëmshpërblim nga klubi kryeqytetas
Çfarë nuk duhet të ndodhë sot në stadium, Shqipëri-Serbi është “bileta” për në Francë »
Article Logic
Execution time: 0.023996829986572
array(1) { ["section"]=> string(52) "duka-per-vucic-nuk-e-dua-ne-stadium-me-8-tetor-22505" }