Duka-Ramës: Populli nuk rilind kur mendon ti

Publikuar tek: politike, më 14:11 15-02-2015 Duka-Ramës: Populli nuk rilind kur mendon ti

Deputeti Agron Duka i është përgjigjur deklaratave te Kryeministrit Rama gjatë vizitës së tij në Shijak në lidhje me të gjitha investimet që janë bërë në këtë qytet.

“Para pak ditësh qeveria ka miratuar projektin e paraqitur nga bashkia e Shijakut, që është edhe sheshi i bashkisë së re që përmbledh Shijakun që njohim si bashki, por edhe një sërë komunash e territoresh rreth e rrotull. Është një projekt mjaft i mirë që do t’i japë një pamje krejt të re sheshit kryesor, por edhe një energji të re të gjithë kësaj zone, pasi do të jetë një shesh i parametrave europianë dhe me një mbështetje prej afro 1 milion dollarësh nga qeveria, mbështetje që Shijaku nuk e ka pasur kur ka pasur në qeveri, e keni parasysh vetë se e keni mbajt vetë për burrë të zotin e për kryeministër gjithë ato vite” thotë Duka në një intervistë për “Java”.

“Mendoni se ka ndonjë ndjesi për banorët e kësaj zone? Unë them jo! Sapo të marrin votën këta tipa zhduken e rivijnë kur kanë nevojë përsëri. Dua ti them zotit Rama se unë nuk jam sjell asnjë herë si minister apo “kryeminister” me banorët e asaj zone por jam ndjerë gjithmonë dhe sillem si njëri prej tyre. Mua me vjen keq se njerëzit që të kanë shoqëruar nuk të kanë bërë me dije se në Shijak që nga viti 2001 e deri sa erdhe ti ne pushtet janë investuar disa milion dollarë duke filluar nga rruga kryesore e qytetit, sheshi e lulishtja e qytetit, unaza e qytetit, rruga Shijak-Koxhas-Sukth, rruga Shijak-Maminas, rruga Shijak-Gjepalaj, të shoqëruar këto me kanalizime për kullimin e ujërave, rikonstruksion shkollash, qender spitalore, stadiumi i futbollit etj. Gjithashtu nisi investimi për një pallat sporti me një shumë prej 230 milion lekë të vjetra, investim i cili nuk u realizua kurrë megjithë angazhimet e herë pas herëshme të bëra nga ju në çdo fushatë elektorale. Ky qytet, tre here kampion i vendit në sportin e volejbollit, ju kujton të mbani premtimin”, thotë Duka.

“Mbështetja prej një milion dollarësh që juve ju duket e paparë nuk krahasohet as me një të dhjetën e investimeve që janë bërë në komunen Xhafzotaj gjatë ketyre viteve. Janë ndërtuar 4 shkolla të reja përkatësisht me vlerë: Xhafzotaj 460 mijë USD, Pjezgë 330 mijë USD,  Rreth mijë 760 USD, Vllazërimi 420 mijë USD, pra vetëm në arsim janë investuar rreth 2 milon USD” thotë Agron Duka.

“Në asfaltim rrugësh rreth 3 milion USD, Ujësjellës-Kanalizime afro 1 milion e 200 mijë USD, ndërsa qendra shëndetësore rreth 100 mijë USD. Por nese vazhdoj me komunat e tjera si ajo e Katundit të ri dhe Rrashbull kam frikë se do ju merzisë me listën e gjatë të investimeve, por mjafton t`ju kujtoj asfaltim rrugësh, rikonstruksion shkollash, kanalizime etj. Z. Kryeminister do të jem shumë i kënaqur që ju të bëni investime në Shijak e zonën për rreth sepse në fund të fundit kjo është detyra juaj, siç kanë bërë edhe qeveritë e mëparshme, veçse detyren, por po ju kujtoj që bota nuk filloi të marrë frymë kur linde ti edhe ky popull nuk rilindi kur mendon ti dhe askush tjetër” e mbyll përgjigjen e tij Duka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD: Paralajmërojmë OSHEE të zbatojë ligjin
Bushati: Kushtetuta e qartë për Visar Zhitin, Vatikani na ka ftuar ta propozojmë »
Article Logic
Execution time: 0.016219854354858
array(1) { ["section"]=> string(48) "duka-rames-populli-nuk-rilind-kur-mendon-ti-3401" }