Duka s’kandidon në Durrës? Pse ktheu mendjen Lulzim Basha kur sondazhet e nxjerrin shumë mirë

Publikuar tek: politike, më 20:13 30-03-2015 Duka s’kandidon në Durrës? Pse ktheu mendjen Lulzim Basha kur sondazhet e nxjerrin shumë mirë Agron Duka dhe Fatmir Mediu gjate protestes se fundit te PD

Dukej se gjithçka ishte e qartë për Durrësin që prej më shumë se tre javësh. Në takimet e fundit që u bënë në Berlin nga opozita, ishin së bashku si Lulzim Basha, ashtu edhe Fatmir Mediu e Agron Duka. Gjithçka ishte folur në atë takim, dhe kreu i PD, Lulzim Basha e kishte garantuar kandidatin Duka si rivalin më të fortë për Durrësin, duke menduar se deputeti republikan, do të merrte vota edhe nga ana e LSI, për shkak të lidhjeve familjare që ka me një prej deputetëve dhe ministrave të kabinetit Lefter Koka. 

Kështu, strukturat e PD në Durrës, kishin filluar impenjimin me emrin e Agron Dukes. Papritur, dy ditë më parë, një takim i kërkuar nga Lulzim Basha me Agron Dukën ndryshoi gjithçka. Kreu i PD i kishte komunikuar deputetit të PR se nuk kishte arritur dot të çante strukturat e partisë të cilat kërkonin një tjetër kandidat nga demokratët. Ky konstatim është dukur i çuditshëm edhe për vetë Dukën, pasi në sondazhet e realizuara nga vetë PD, por edhe ato të bëra nga OJQ të ndryshme, rezultonin se e nxirrnin Dukën fitues.

Pas kësaj kreu republikan Fatmir Mediu vetëm ditën e sotme doli pothuajse në të gjitha televizionet për të deklaruar se kjo ishte e papranueshme, dhe se do të rishikonte pozicionin  e tij në raport me PD nëse kjo do të ndodhte. Tashmë, informacionet filluan të qarkullojnë.

Zërat brenda kampit republikan flasin për shuma të mëdha parash që janë dhënë për të “prishur” punë për këtë kandidat që konsiderohej i fortë. Dhe flitet për shuma të mëdha parash. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë PD ka një problem të madh me çështjen e pastërtisë.

Deri tani Lulzim Basha nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar dhe asnjë kandidat për Durrësin. Nuk dihet se cili do të jetë ai mes emrave që do të hedhë në treg PD për kandidatin e radhës nëse nuk do të prezantohet me Dukën. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama negociata me PDIU-në, a do t'i lëshojë Shijakun, Peqinin, Konispolin, Patosin dhe Rrogozhinën?
Basha nuk rikandidon: Kandidati t’i përkushtohet Tiranës me kohë të plotë, unë do drejtoj PD »
Article Logic
Execution time: 0.019105195999146
array(1) { ["section"]=> string(97) "duka-s-kandidon-ne-durres-pse-ktheu-mendjen-lulzim-basha-kur-sondazhet-e-nxjerrin-shume-mire-7390" }