Duka shpall Partizanin fitues: Monotonia nuk është e mirë, duhet të ndryshojë

Publikuar tek: sport, më 20:27 17-05-2016 Duka shpall Partizanin fitues: Monotonia nuk është e mirë, duhet të ndryshojë

Pak orë nga shpallja e kampionit të futbollit shqiptar, në një intervistë për Top Channel presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka zbulon përgatitjet e festës për titullin më të luftuar të këtyre viteve të fundit.

Partizani me dy pikë larg Skënderbeut luan në fushën e tij ndaj Teutës, ndërsa korçarët luajnë në fushën e vështirë të Vlorës, ku nuk kanë asnjë alternativë veç fitores. Por Federata nuk e fsheh se, cili prej dy varianteve shihet si më i mundshëm.

“Për mirë apo për keq, futbolli i tillë është. Kush kontribuon më shumë do të marrë më shumë frute. Asgjë nuk është e mirë kur është monotone, kështu që po të ndryshonte mirë do të ishte. Është vendosur që ne do të jemi në Tiranë dhe kupa do të jetë këtu, në ndeshjen Partizani-Teuta. E nëse Partizani nuk shpallet kampion, atëherë ceremonia mund të zhvillohet të nesërmen. Versioni i parë i ceremonisë do të jetë për në ‘Qemal Stafa’, te ndeshja Partizani-Teuta”, tha Armand Duka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Euro 2016/Gjermania, Spanja dhe Kroacia zbardhin listat paraprake
VIDEO off record/ Deputeti i PS: Armando Duka ia ka dhënë Partizanit titullin kampion para kohe »
Article Logic
Execution time: 0.021481037139893
array(1) { ["section"]=> string(81) "duka-shpall-partizanin-fitues-monotonia-nuk-eshte-e-mire-duhet-te-ndryshoje-40751" }