Duka sqaron incidentin me babain e Mavrajt: Lojtari po qante në dhomën e zhveshjes

Publikuar tek: sport, më 21:54 30-03-2015 Duka sqaron incidentin me babain e Mavrajt: Lojtari po qante në dhomën e zhveshjes

Presidenti i FSHF-së Armando Duka ka sqaruar incidentin që ndodhi me lajmin e rremë se babai i Mërgim Mavrajt kishte ndërruar jetë.

Duka ka thënë në “Opinion” se lajmi i ishte dhënë pas përfundimit të ndeshjes dhe në momentin kur po shkonte të ngushëllonte lojtarin u ftua në intervistë nga komentatori Dritan Shakohoxha.

“Në momentin kur po fetoja në tribunë fitoren me thërritën të zbrisja poshtë duke më thënë se babai Mavrajt ka ndërruar jetë. Kur po shkoja drejt dhomës së zhveshjes, Shakohoxha më ftoi në një intervistë dhe mua më duhej ta ngushëlloja atë publikisht”, tha Duka.

Gjithashtu kreu i FSHF-së ka treguar se kur hyri në dhomën e zhveshjes ekipi nuk po festonte fitoren dhe Mavraj ishte duke qarë. Më pas është sqaruar nga lojtari se lajmi ishte i rremë.

Duka deklaroi mbrëmjen e djeshme në përfundim të ndeshjes se babai i Mavrajt ishte larguar nga jeta, lajm që u përgënjeshtrua më vonë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nxehet Behrami: Mjaft me këto diskutime, jam zvicerian
De Biazi për median italiane: Ende s’e kuptoj pse na e morën në tavolinë ndeshjen serbët »
Article Logic
Execution time: 0.014693021774292
array(1) { ["section"]=> string(86) "duka-sqaron-incidentin-me-babain-e-mavrajt-lojtari-po-qante-ne-dhomen-e-zhveshjes-7394" }