Duka takon kreun e UEFA-s, i prezanton projektin “Elitë” të FSHF

Publikuar tek: sport, më 22:13 04-10-2016 Duka takon kreun e UEFA-s, i prezanton projektin “Elitë” të FSHF

Janë takuar në Nion të Zvicrës, menjëherë pas zgjedhjes së Aleksandër Çeferin në krye të institucionit më të rëndësishëm të futbollit europian. Takimi, është realizuar sot dhe ka prekur një sërë detajesh të rëndësishme, në marrëdhëniet midis dy institucioneve. Armand Duka, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka patur një takim të rëndësishëm me kreun e zgjedhur të UEFA-s.

Gjatë këtij takimi, janë diskutuar edhe shumë elementë të rëndësishëm bashkëpunimi për zhvillimin e futbollit shqiptar. Presidenti Çeferin dhe ai i FSHF Armand Duka, kanë diskutuar në lidhje me disa çështje të rëndësishme që kanë lidhje me të ardhmen e futbollit në Shqipëri.

Selia e re e FSHF, ose “shtëpia” e futbollit shqiptar, ka qenë projekti i parë për të cilin është diskutuar. Presidenti Aleksandër Çeferin, e ka mirëpritur idenë që FSHF të ndërtojë një kompleks modern, jo vetëm për zyra por edhe për të krijuar një infrastrukturë futbollistike, që do të shërbejë për përgatitjen e brezave të ardhshëm.

Në këtë kontekst, ata kanë folur edhe për një projekt që do të mbështesë futbollistët e rinj, të nivelit “Elitë” në futbollin shqiptar. Kjo do të jetë një risi, sa i takon ideve, bashkëpunimit dhe investimeve në të ardhmen e futbollit shqiptar. Sepse, synon të mbështetet nga vetë klubet shqiptare të futbollit, nga FSHF dhe UEFA.

Së fundmi, Presidenti i UEFA-s, i shprehu garancinë Presidentit Duka, se organizmi që ai drejton, do të jetë e gatshëm, që të investojë për futbollin shqiptar, në mënyrë të veçantë, në sektorin e të rinjve. Pikërisht atje ku rritet fidanishtja e të ardhmes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « De Biasi heq dorë nga skema mbrojtëse, zbulohet formacioni anti-Lihtenshtejn
Xhaka kapet me gazetarin e Lihtenshtein, përgjigje arrogante nga mesfushori kuqezi »
Article Logic
Execution time: 0.016634225845337
array(1) { ["section"]=> string(67) "duka-takon-kreun-e-uefa-s-i-prezanton-projektin-elite-te-fshf-55105" }