Duka-Veliajt: Pash Zotin bëj ndonjë punë, boll dole në TV

Publikuar tek: politike, më 11:40 26-08-2015 Duka-Veliajt: Pash Zotin bëj ndonjë punë, boll dole në TV (majtas) Agron Duka i PR ((djathtas) Erion Veliaj, kreu i Bashkisë Tiranë

“Gjella me kripë, kripa me karar”. I këtij mendimi është deputeti i Partisë Republikane Agron Duka, për daljet e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpër ekrane.

"Kryetari bashkise Tiranes flet për…", "Erion Veliaj sot në mbrëmje në Ora News…", "Erion Veliaj në news 24..", "Erion Veliaj mbledh administratoret…..", "Erion Veliaj…", "Erion Veliaj…" Pash Zotin ,në se të bjen rasti të lexosh këto rrjeshta,të them sinqerisht edhe për të mirën tënde: Mundohu të dalesh më pak në media se krijon vërtetë bezdi! Lërja qytetarëve të Tiranës të vlersojnë punën tënde e të ekipit tënd mos të haje meraku se ata nuke marin vesh kur bëhet një rrugë ,një spital apo çerdhe as kur ambienti mbahet më pastër …në fund të fundit ata e kuptojnë shumë më mirë se ju kur jetojnë më mirë”, këshillon dhe konstaton në të njëjtën kohë Duka i cili vazhdon edhe më tej argumentin e tij lidhur me faktin se pse Erion Veliaj duhet të dalë më pak në media.

“Unë e kuptoj që disa gjëra duhen thënë edhe në media sepse ndikojnë në realizimin e obiektivave por kur kjo kthehet në qëllim në vetvete nuk sjell asgjë të mirë veçse bezdi të madhe e cila gati gati kthehet në alergji”, shkruan Duka i cili shpjegon mandej edhe “simptomat” që njerëzve u shfaqen sa herë që kryebashkiaku i Tiranës del shpesh në ekran.

“Shpesh ndodh që kur ti del disa herë brenda dites shikuesve u fillojnë të dridhurat dhe kërkojnë me padurim telekomandën e televizorit apo u shmangen kioskave të gazetave kur nga larg shohin të publikuar foton tënde. Ndonjëri mund të thotë që natyrisht ``armiqtë``kështu do të thonë. Por të jeni të sigurtë që unë nuk jam ``armik`` i Erionit. Përkundrazi! Ne kemi bashkëpunuar në hartimin e programit të PS e mund t’ja thoja edhe atij direkt, nëpërmjet cel ,mendimin tim por mendoj që situate ka kaluar çdo kufij dhe ndoshta na ndihmojnë edhe mediat qe të mos kemi alergji nga tv-te dhe gazetat”, shton Duka duke kërkuar dhe shpresuar në mirëkuptim..

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Jorgo Goro kreu i Bashkisë së Himarës: Ndërhyrja në 6 të mëngjesit. Ringritja e Kishës mbi bazën historike
Basha menjëherë pas deklaratës së policisë: Ra avioni me drogë por nuk ranë lidhjet Rama-Meta me krimin »
Article Logic
Execution time: 0.016281127929688
array(1) { ["section"]=> string(61) "duka-veliajt-pash-zotin-bej-ndonje-pune-boll-dole-ne-tv-19211" }