Duka zbulon planet FSHF-së, tregon dhe premtimin që nuk u realizua dot

Publikuar tek: sport, më 21:51 27-11-2017 Duka zbulon planet FSHF-së, tregon dhe premtimin që nuk u realizua dot

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka i ftuar në emisionin "Top Story në Top Channel, ka folur për të ardhmen e kombëares dhe planet që FSHF ka për talentet e reja në vend.

Në fjalën e tij Duka shprehu pakënaqësinë e tij për shkak të mungesës së një ministrie Sporti, e cila ishte në planin e qeverisë, por që nuk u realizua.

Duka tha se krjimi i ministrisë do të krijonte lehtësira të shumta për zhvillimin e sportit në vend. 

"Lidhur me të ardhmen jemi duke punuar dhe kemi shumë projkte. Federata është e përqëndruar në zbulimin e talenteve të reja, të rinjtë duhet 'ti mbjellësh dhe ti korrësh'. Ata janë e ardhmja, duhet punuar fort me këtë pjesë pasi të jep mundësi të mëdha. Duhet bërë një lloj vështrimi ndryshe për sportin, jo vetëm në oranizmin e futbollit, por edhe nga qeveria, për ti dhënë iniciativën biznesit për të investuar te klubet. Një ministri, e cila mund të bëjë diçka më shumë. Të krijojë lehtësira nga më të ndryshme. Nëse do të kishte një ministri për sportin do të ishte mirë. Nuk u krijua. U mërzitën të gjithë, jo vetëm unë, pasi do të ishte një mundësi e mirë dhe një mënyrë më e mirë kontrolli për financat dhe jo vetëm. Nuk u krijua në ministri, të ndërtohej një dikaster, por e rëndësishme ishte të kishte diçka", është shprehur kreu i FSHF-së”,- tha Armando Duka. 

Më shumë në këtë kategori: « Me një gol të anulluar dhe raste pa fund, Partizani nuk shkon më shumë se barazimi me Skënderbeun
E BUJSHME/ Mediat italiane: Gianni De Biasi bëhet gati për të marrë drejtimin e kombëtares italiane »
Article Logic
Execution time: 0.018754959106445
array(1) { ["section"]=> string(76) "duka-zbulon-planet-fshf-se-tregon-dhe-premtimin-qe-nuk-u-realizua-dot-101011" }