Duka zyrtarizon kandidaturën, kërkon mandatin e 5-të si PRESIDENT përballë deputetit të PS

Publikuar tek: sport, më 11:50 11-01-2018 Duka zyrtarizon kandidaturën, kërkon mandatin e 5-të si PRESIDENT përballë deputetit të PS

Armand Duka kreu aktual i FSHF zyrtarizon kandidaturën përballë deputetit të PS Bashkim Fino.

Duka synon të marrë një mandat të pestë si President i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe përballë ka socialistin i cili ka lënë mandatin për të marrë në dorën FSH-në.

“Do rikandidoj për President. I bindur për të vazhduar rrugën me të gjithë ju”, është shprehur Duka në deklaratën e tij. 

"Së bashku për futbollin! Ndihem jo vetëm i detyruar por mbi te gjtha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Furbollit ka kërkuar rikandidimin tim në rolin e presidentit të ketij insistucioni.

Pas konsultave me faktorë te rendesishëm dhe grupe interesi që përfaqësojnë te gjjtha kategoritë, moshat dhe gjinitë vendosa të rikandidoj i bindur se te gjthë bashkë përfshirë dhe ju që nuk keni të drejtë vote mund të vazhdojmë se bashku një rrugë e cila në mënyrë të pashmangshme na ka dërguar te progresi.

Masivizimi i futbollit, fëmijët, të rinjtë, femrat, rezultatet e skuadrës Kombëtare me objektivin madhor për kualifikimin në EURO 2020 dhe Kupën e Botës 2022, arritjet e klubeve në arenën ndërkombëtare, politikat e futbollit dhe e ardhmja e garantuar më japin besim se sërish do vendosim për një futboll shqiptar gjjthnjë e më të mirë. Që nga ky moment jam në dispozicion te të gjjthë anëtarëve te Asamblesë Zgjedhore. Me respekt Armand Duka".

Kujtojmë se zgjedhjet për kreun e FSHF pritet të mbahen më 7 shkurt.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bashkim Fino kandidat për FSHF-në, ironizon ish-këshilltari i Berishës: Polibolli kërkon të bëhet President (Kujton zënkën e Majkos me Nanon)
»
Article Logic
Execution time: 0.0042901039123535
array(1) { ["section"]=> string(96) "duka-zyrtarizon-kandidaturen-kerkon-mandatin-e-5-te-si-president-perballe-deputetit-te-ps-106171" }