DUKE NDODHUR TANI/ Detaje të ndjekjes së gomones me drogë nga Guardia di Finanza dhe policia kufitare

Publikuar tek: rajon, më 20:18 05-01-2018 DUKE NDODHUR TANI/ Detaje të ndjekjes së gomones me drogë nga Guardia di Finanza dhe policia kufitare

Që prej më shumë se 35 minutash policia kufitare shqiptare dhe Guardia di Finanzia janë duke ndjekur në det të hapur një gomone që dyshohet se po transporton drogë drejt Italisë.

Mësohet se fillimisht gomonia është pikasur pranë gadishullit të Karaburunit, ndërsa tashmë ndodhet në ujrat ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për një gomone të fuqishme që është rreth tre metra e gjatë dhe me 2 motorë.

Mjeti i fuqishëm ujor dyshohet se ka si destinacion qytetet jugore të Italisë dhe drejtohet nga dy persona.

Dy drejtuesit e gomones nuk i janë përgjigjur apelit të policisë për t'u dorëzuar deri më tani.

Më shumë në këtë kategori: « Pas dy vitesh pauzë, Zaev publikon një “bombë” të re: Nuk është as për Gruevskin, as për Ali Ahmetin
Thirrja e Albin Kurtit pas dorëheqjeve në Vetëvendosje: Kthehuni... »
Article Logic
Execution time: 0.020753145217896
array(1) { ["section"]=> string(107) "duke-ndodhur-tani-detaje-te-ndjekjes-se-gomones-me-droge-nga-guardia-di-finanza-dhe-policia-kufitare-105566" }