Dule: Me Ramën ndahem përfundimisht në 2016-ën, nuk ka negociata me BE-në këtë vit

Publikuar tek: politike, më 19:39 23-10-2015 Dule: Me Ramën ndahem përfundimisht në 2016-ën, nuk ka negociata me BE-në këtë vit

Pas ftohjes së marrëdhënieve politike dhe pas debateve të fundit që ka pasur me kryeministrin Edi Rama në Kuvendin e Shqipërisë, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, deklaroi se ndarja përfundimtare me koalicionin e majtë do të vijë në kongresin e ardhshëm të kësaj force politike që do të mbahet në fillim të 2016-ës.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Dule tha se marrëdhëniet me Ramën nuk funksionojnë. “Për divorcin formal do mbahet një kongres i PBDNJ-së, por që do të jepet në vitin 2016”, tha Dule. Gjithashtu, kreu i PBDNJ-së paralajmëroi se për shkak të mosplotësimit të standardeve të integrimit, Shqipërisë këtë vit nuk do t’i hapen negociatat me BE-në. Dule komentoi edhe marrëdhëniet mes Ramës dhe Metës, duke i quajtur ato si marrëdhënie ndërpersonalemes tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Xhafaj njofton Komisionin e Venecias: Nuk do jem i pranishëm
Rama dhe Kokëdhima flasin pas takimit, kryeministri: Çfarë u duhet ju kur mbahet kongresi. Deputeti: Mos u merrni me thashetheme »
Article Logic
Execution time: 0.026015996932983
array(1) { ["section"]=> string(86) "dule-me-ramen-ndahem-perfundimisht-ne-2016-en-nuk-ka-negociata-me-be-ne-kete-vit-23835" }