Dule për zgjedhjet vendore: Do bëjmë përzgjedhjen tonë

Publikuar tek: politike, më 20:25 30-01-2015 Dule për zgjedhjet vendore: Do bëjmë përzgjedhjen tonë

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka folur nga Korça për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, si dhe për marrëdhëniet me aleatin e tyre PS.

Duke folur për kandidaturat e zgjedhjeve vendore, Dule është shprehur se PBDNJ kërkon të gjejë gjuhën e përbashkët me aleatët, në të kundërt do të bëj përzgjedhjen e saj.

“PBDNJ e bën përzgjedhjen e vet të kandidaturave që do të na shërbejë ne ose të gjejmë gjuhën e përbashkët me aleatët tanë. Duke qenë se minoriteti ka përfaqësim të madh, ne kemi përfaqësues të denjë për të kandiduar”, ka deklaruar ai.

Dule ka thënë gjithashtu se marrëdhëniet me PS nuk janë funksionale dhe bashkëpunimi është problematic. Ai ka kërkuar një vëmëndje më të madhe ndaj situatës në vend.

“ Për marrëdhëniet me PS , nuk mund të mburremi për bashkëpunim koherent dhe funksional, bashkepunimi eshte problematik. Pas 1 viti e gjysmë jemi larg pritshmërive të qytetarëve dhe shoqërisë dhe kjo në një masë të konsiderueshme për faj të mungesës së këtij bashkëpunimi rezultativ. Nëse  nuk do të nxjerrim mësimet nga kjo situatë atëhere do të kemi shanse negative për të mos përmbushur misionin tonë”, ka thënë Dule.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha-Danielsson: Krimi i organizuar, sfida më e madhe për integrimin
PD: Rruga në Pogradec ka nisur gjatë kohës së qeverisjes tonë »
Article Logic
Execution time: 0.017685174942017
array(1) { ["section"]=> string(58) "dule-per-zgjedhjet-vendore-do-bejme-perzgjedhjen-tone-1964" }