Duma: Çdo familje do të ketë një të punësuar

Publikuar tek: politike, më 09:01 08-06-2015 Duma: Çdo familje do të ketë një të punësuar

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me banorët e lagjes 12 mbi programin e saj për rivitalizimin urban të lagjes së tyre. Duma tha se brenda 6 muajve do të normalizohet situata me ujin e pijshëm ku do të ketë të paktën 3 herë në ditë. Ajo shtoi se plazhi nga Currilat tek Porto Romano do të kthehet në plazh publik për qytetarët durrsakë.

“Nga Currilat në Porto Romano do kthejmë plazhin publik. Do kthejmë plazhin për qytetarët e Durrësit është i veti sepse s’ka mundësi që sot të mos kesh një vend të vogël që të vendosësh çadrën. Në 6 muaj do kthejmë furnizimin ujë me të paktën 3 herë në ditë. Ndihmën ekonomike, premtim prej nëne, do ta marrin të gjithë. Ashtu siç kam thënë që në fund të katër vjeçarit çdo familje do të ketë një të punësuar”, tha Duma.

Me banorët e kësaj lagje, kandidatja e djathtë foli edhe për përmirësimin  cilësisë së jetës dhe administrimit të godinave. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova-banorëve: Ju është mësuar syri me të keqen, më lini të mendoj për zgjidhje
Video-selfie e Ramës: Jam mes dy yjeve (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.015193939208984
array(1) { ["section"]=> string(49) "duma-cdo-familje-do-te-kete-nje-te-punesuar-12953" }