Duma: Do ndërtojmë 500 banesa sociale, s'do ketë më përmbytje në Durrës

Publikuar tek: politike, më 08:59 11-06-2015 Duma: Do ndërtojmë 500 banesa sociale, s'do ketë më përmbytje në Durrës

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma prezantoi programin në lagjen 16 të qytetit. Duma tha se në 8 vite qyteti ka mbetur në vend dhe pas 21 qershorit do ndryshohet faqja e tij.

“Durrësi përmbytet, por ai thotë se stabilizohet për dy orë. Dalngadalë kanë kaluar 8 vite të qytetit pa stabilizim, me kaos, me varfëri të cilat në asnjë mënyrë nuk do t’i pranojmë më dhe nga 21 Qershori do ndryshojmë faqen”, tha Duma.

Kandidatja e djathtë vuri theksin tek strehimi dhe mandatin ardhshëm, bashkia do të ndërtojë 500 banesa sociale ç’ka do të jetë një zgjidhje e shpejtë për qindra familje që presin ndihmën e bashkisë.

“15 mijë vende pune në fund të katër viteve që do të thotë luftë frontale ndaj papunësisë dhe varfërisë. Janë 5 mijë aplikime për strehim dhe në 8 vite u propozuan 340 banesa. në 8 vite u realizuan 120 dhe me këtë ritëm duhen nja 50 mandate për të kaluar kërkesat aktuale. Banesat sociale do zgjidhen duke përdorur një pjesë të madhe të pronave të bashkisë për zgjidhjen e problemit të strehimit, ç’ka do të thotë që në fund të mandatit ne do të kemi 500 banesa sociale”, tha Duma.

Me banorët e kësaj lagje, Duma foli edhe për rivitalizimin urban të lagjeve duke përcaktuar edhe standardet e duhura të investimeve në infrastrukturë. Ajo foli më tej se do t’i jepet zgjidhje mungesës së parkimit në zona të ngarkuara si në zonën e Plazhit, në qytet dhe në Currila. Po ashtu, bashkia do të manaxhojë krejt ndryshe pastrimin dhe mbetjet në qytet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Igli Kokalari mbush 50-vjeç, Tritan Shehu: Ogur i mirë për fitoren në Gjirokastër
Çaçi: Në fushatë kam shpenzuar 3500 euro, rivalët tallen me fukarrallëkun e popullit »
Article Logic
Execution time: 0.023366928100586
array(1) { ["section"]=> string(75) "duma-do-ndertojme-500-banesa-sociale-s-do-kete-me-permbytje-ne-durres-13256" }