Duma: Durrësi është Roma e Shqipërisë, por u muros në beton

Publikuar tek: politike, më 09:06 12-06-2015 Duma: Durrësi është Roma e Shqipërisë, por u muros në beton

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma prezantoi programin me banorët e lagjes nr 11. Duma tha se investimet dhe projektet e bashkisë do të hapin 15 mijë vende pune me një objektiv që çdo familje të ketë të paktën një të punësuar.

“Kam thënë që premtimi i parë është 15 mijë vende pune duke thënë që sot që programet e zhvillimit dhe gjitha format e investimit do na çojnë drejt punësimit, që çdo familje e bashkisë së Durrësit të ketë të paktën një të punësuar”, tha Duma.

Takimi më banorët u zhvillua pranë ish lulishtes 1 Maji, atje ku zbulimi arkeologjik u muros me beton.

“Vazhdoj ta them që Durrësi është roma e Shqipërisë. Kodrat që ka rreth e qark janë Toskana e Shqipërisë. Por këtu mund të kishim Pompein e Shqipërisë. Kjo është ajo që është gjetur dhe po ta kishim sot do të kishte qënë një nga pasaportat më të rëndësishme të turizmit”, shtoi Duma.

Kandidatja e djathtë foli mbi proramin e saj për rivitalizimin e lagjeve me gjelbërim dhe të gjithë standardin e duhur.Në lidhje me me transportin publik, Duma tha se menjëherë do të shtohet fluksi i autobuzëve për të plotësuar nevojat në bashkinë e re të Durrësit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha në Malësinë e Madhe: Këtu nuk fryu era e Rilindjes, por e mortit
Strazimiri: S’ka gjykatë që më mban larg Kuvendit, jam malok dibre, jo Gandi »
Article Logic
Execution time: 0.034454822540283
array(1) { ["section"]=> string(63) "duma-durresi-eshte-roma-e-shqiperise-por-u-muros-ne-beton-13359" }