Duma fajëson qeverinë për raste vetëvrasjesh: Do bëjmë protesta të papara

Publikuar tek: politike, më 14:08 07-03-2015 Duma fajëson qeverinë për raste vetëvrasjesh: Do bëjmë protesta të papara

Partia Demokratike doli në një deklaratë për mediat nëpërmjet Grida Dumës e cila denoncoi disa raste vetvrasjesh në Shqipëri duke akuzuar drejtpërdrejt qeverinë Rama-Meta. Sipas Dumës kjo qeveri u mori jetën Gjovalin lazrit, 53 vjeçarit nga Lezha që sipas saj u vetëvra për faturën e energjisë elektrike dhe  Albana Malajt nga Vlora që i dha fund jetës pas pushimit nga puna.

“Dëshmitë e familjarëve janë një akuzë e drejtpërdrejtë për Edi Ramën dhe Ilir Metën që kanë si axhendë luftën për pushtet e territore. Atyre nuk u intereson më jeta e qytetarëve. Kjo është një e keqe që duhet të marrë fund”, tha Duma për mediat.

Grida Duma u ndal edhe te rasti i Dhurata Mihos që tentoi t’i jepte fund jetës  ditën e djeshme (e premte). Miho denoncoi vlerësuesit e dëmeve në Vlorë të cilët shkonin nëpër shtëpitë e banorëve të përmbytur në gjendje të dehur.

Duma tha se ishte një fat i madh që kjo zonjë mbijetoi dhe fill pas kësaj paralajmëroi protesta mbarëpopullore.

“Të enjten më 12 mars, do të organizohen protesta mbarëpopullore të papara për të ndalur të keqen”, u shpreh Duma.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati në Riga, diskuton me BE për detyrat e shtëpisë së Shqipërisë
Çështja "Doshi"/ Manjani: Berisha nxënës i mirë me sjellje të keqe, të shkojë të dëshmojë »
Article Logic
Execution time: 0.019602060317993
array(1) { ["section"]=> string(77) "duma-fajeson-qeverine-per-raste-vetevrasjesh-do-bejme-protesta-te-papara-5233" }