Duma: Gjushi aplikon standartin gënje trashë se kanë filluar ta besojnë

Publikuar tek: politike, më 08:48 18-06-2015 Duma: Gjushi aplikon standartin gënje trashë se kanë filluar ta besojnë

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma ka shpalosu programin e saj para qindra banorëve të Shkozetit. Duma tha se pas 21 Qershorit do të fillojë një rrugëtim ndryshe që do e ketë emrin punë. Kandidatja e djathtë ritheksoi se modeli i saj është krejt ndryshe nga kundërshtari i cili punët publike i trajton si private siç është rasti me ndërtimin e pishinës, ndërkohë që kanalet në qytet janë përsëri të hapura dhe në situatë alarmante siç është ai i Shkozetit.

“Ai kandidati tjetër ishte duke betonuar sërish me betonjeren e vetë pishinën. Ka 8 vite që thotë që pishina do rregullohet e pastrohet, dhe këtë herë iu duk që nuk gënjente më dhe pati frikë më shumë se herët e tjera, dhe tha do ta pastrojmë dhe filloi përsëri betonizimin. Në video tona shfaqen qartasi përsëri betonieret e Gjushit se si shkojnë dhe bejnë punë publike, që do të thotë që punët publike janë të barabarta me punët private për të. Vetëm një njeri që e di shumë që ka kanale të hapura dhe qytetarët kanë arritur tek pjesa që thonë shihe sa janë bërë miskonjat dhe pislliku këtu, e më pas thonë ska gjë se i durojmë ne por ti shko në makinë. Këtu ka arritur varfëria dhe përulësia, koka e ulur e njerëzve të varfër, dhe ai thotë unë e ka model zhvillimi e do ta çoj në të gjithë Shqipërinë. Çfarë është ky? Kjo është prepotencë e arrogancë me vuajtjen e të tjerëve se ti nuk e njeh fare se kush është realiteti. Këta flasin krejtësisht të kundërtat me atë që bëjnë dhe ajo që të shqetëson më shumë është niveli i mashtrimit. Njerëzit i kanë mashtruar në skajin më ekstrem. Kanë filluar të aplikojnë gënje trashë se kanë filluar ta besojnë”, tha Duma.

Më tej ajo u shpreh se lagjet do të sistemohet në gjitha me një standard të nevojshëm. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama paralajmëron tërmet në drejtësi: Në shtator do shihin çfarë i pret maskarenjtë
Vlahutin: E dimë se ka presione për blerjen e votës, por kemi folur shumë për këto zgjedhje »
Article Logic
Execution time: 0.017410039901733
array(1) { ["section"]=> string(76) "duma-gjushi-aplikon-standartin-genje-trashe-se-kane-filluar-ta-besojne-13904" }