Duma: Krimi po forcohet, ka akte të rënda kriminale që nuk deklarohen

Publikuar tek: politike, më 11:46 17-02-2015 Duma: Krimi po forcohet, ka akte të rënda kriminale që nuk deklarohen

Kordinatorja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka dalë në një deklaratë për mediat për të folur për situatën e rendit në vend, marrë shkas dhe nga ngjarjet e fundit kriminale.

Ajo tha se krimi po forcohet gjithnjë e më shumë, duke gjetur gjithmonë e më tepër terren për të vepruar në këtë vend. Grida Duma hodhi hije dyshimi gjithashtu edhe për akte të tjera kriminale, që sipas saj nuk janë bërë me dije, nga ana e policisë së shtetit

“Ka akte të rënda që nuk deklarohen në komunikatat e policisë. Në këtë vend të sigurtë janë vetëm grabitësit, tritolvënësit dhe maskat", tha kordinatorja e PD-së në deklaratën e saj.

Ajo shtoi se shqiptarët tashmë janë të pasigurtë dhe të frikësuar për jetën e tyre.

“Ky regjim po i bën shqiptarët të jetojnë në mjerim. Ata jetojnë me frikë dhe luten mos shpërthejë tritoli,”-tha Duma.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Konflikti Qeveri-Presidencë/ Bushati: Zhiti do të mbajë detyrë tjetër
Bushati sulmon TV Klan: Qeveria ka qenë bujare, ju ka dhënë para për azilkërkuesit »
Article Logic
Execution time: 0.012869834899902
array(1) { ["section"]=> string(72) "duma-krimi-po-forcohet-ka-akte-te-renda-kriminale-qe-nuk-deklarohen-3603" }