Duma letër Dudushit për anulimin e përballjes, Dudushi: Këto janë kushtet e debatit. Dako: Kjo nuk është e ndershme

Publikuar tek: politike, më 21:44 16-06-2015 Duma letër Dudushit për anulimin e përballjes, Dudushi: Këto janë kushtet e debatit.  Dako: Kjo nuk është e ndershme

Top Show i Alban Dudushit nisi me një parantezë të gjatë për anulimin e përballjes nga ana e kandidates së Durrësit Grida Dumës në momentin e fundit. Dudushi lexoi një letër të Grida Dumës e cila i shpjegonte se e kishte anuluar përballjen për shkak se sipas saj, kandidati kundërshtar Vangjush Dako nuk kishte pranuar të shfaqeshin disa materiale filmike ku Duma pretendonte manipulimin e rezultatit zgjedhor në Durrës. Për Dumën, pa ato materiale formati i debatit nuk vlente.

“Të nderuar miq Sonte duhej të ishte zhvilluar një debat real midis meje dhe kandidatit tjetër për bashkinë e Durrësit në emisionin Top Show. Por, siç i është shmangur përballjes gjashtë herë të tjera duke i anulluar në momentin e fundit, edhe sot, po në momentet e fundit, kërcënoi që nuk do të vinte në debat nëse ne shfaqnim materialet tona me foto dhe video. Duke kërkuar po ashtu që pyetjet të ishin të paracaktuara, duke mos pasur më debat por thjesht një koperturë për frikën e Dakos për tu përballur. Miq të mi, kam përballur debate nga më të ndryshmet politike dhe profesionale, por asnjëherë nuk më është kërkuar kushtëzim dhe censurë. Debati vlen po qe i lirë dhe jo i inskenuar” shkruante Duma në letër. Dudushi i është përgjigjur publikisht kandidates së djathtë duke i pohuar se këto në fakt nuk janë kushtet që vendos kandidati Dako por janë kushtet e debatit i cili duhet të zhvillohet sipas pikave të paracaktuara dhe të konsultuara me të dyja stafet e kandidatëve.

“ I kemi kërkuar të vijë në studio dhe t’i publikonte materialet në rrjetet sociale apo në edicionet e lajmeve por zonja Duma nuk pranoi”, tha Dudushi i cili shtoi se problemi i vetëm në këto materiale ishte autenticiteti dhe vërtetësia e tyre, pasi për ekzistencën e materialeve u fol vetëm mbrëmë në një kohë që stafi i Dumës kishte rënë dakord gjatë gjithë kohës me pikat e programit.

Më pas Dudushi pyeti vetë Dakon se pse nuk pranoi ato materiale filmike.

Dako tha se nuk e kishte problem shfaqjen e tyre por theksoi se nuk është e ndershme që ti të ndryshosh mendje gjatë rrugës për sa kohë ata kishin rënë dakord.

“ Duhet t’i përmbaheshim dakordësisë deri në fund”, tha Dako i cili pohoi gjithashtu se do donte një përballje me ide dhe argumente.

“Ti e di arsyen e vërtetë se pse nuk erdhi në debat” pyeti më pas kandidati Dudushin por më pas vendosi ta kalojë si moment duke i kërkuar gazetarit të vazhdonte me pyetjen tjetër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SONDAZHI I “IPR” për Tiranën / Fiton bindshëm Erion Veliaj me 51%
SONDAZHI I “IPR” për Durrësin / Diferencë e ngushtë mes Grida Dumës dhe Vangjush Dakos »
Article Logic
Execution time: 0.0041861534118652
array(1) { ["section"]=> string(117) "duma-leter-dudushit-per-anulimin-e-perballjes-dudushi-keto-jane-kushtet-e-debatit-dako-kjo-nuk-eshte-e-ndershme-13784" }