Duma pas publikimit të emrit si e inkriminuar: Lista me emrin tim, një sajesë e trashë

Publikuar tek: politike, më 14:26 28-04-2015 Duma pas publikimit të emrit si e inkriminuar: Lista me emrin tim, një sajesë e trashë

Grida Duma ka reaguar pas publikimit të listës së të inkrimuarëve që garojnë nën siglën e PD, mes të cilëve ishte edhe emri i vetë kandidates për kryebashkiake të Durrësit. Duma e ka cilësuar këtë "sajesë të trashë" që buron nga frika e humbjes së kandidatit kundërshtar Vangjush Dako.

“Kryeministri nxori një ‘sharës me pagesë’ dhe publikoi një listë me akademikë që garojnë nën siglën e Partisë Demokratike. Nga një mazhorancë që e ka ngritur krimin në Akademi mund ta presësh këtë. Lista, ku bënte pjesë edhe emri im, është një sajesë e trashë që buron nga paniku i humbjes së afërme. E shoh si kamerdare të shpuar turpi, që i hidhet që nga Tirana të turpëruarit të Vogël këtu në Durrës. Nuk e shpëton dot nga fundosja. Kam kuptuar një gjë këto ditë me qytetarët e Durrësit e rrethinave: Durrsakët i kanë pritur me padurim këto zgjedhje për të larguar Vangjush Dakon. Akuzat që lexohen në Tiranë janë tregues se atje e kuptojnë se ç’i pret në Durrës. Për këtë alarmohen dhe shpifin”, përmbyllet reagimi i Grida Dumës nga Durrësi, përmes Shtabit të PD.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekskluzive/ Publikohet posteri i fushatës së Veliajt: Drejtimi i duhur për Tiranën
Milo kritik ndaj qeverisë: Reformat të ngjallin entuziazëm, jo frikë »
Article Logic
Execution time: 0.02027702331543
array(1) { ["section"]=> string(89) "duma-pas-publikimit-te-emrit-si-e-inkriminuar-lista-me-emrin-tim-nje-sajese-e-trashe-9873" }