Duma: Vlerësoj maksimalisht Agron Dukën, Mediu: Nga sondazhet, Duka fitues

Publikuar tek: politike, më 11:53 14-04-2015 Duma: Vlerësoj maksimalisht Agron Dukën, Mediu: Nga sondazhet, Duka fitues Grida Duma

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD Grida Duma ka deklaruar sot se vlerëson maksimalisht Agron Dukën, republikanin përfolur si kandidat të Durrësit që do të marrë edhe mbështetjen e PD-së.

“Negociatat me aleatët po ecin me integritet. Ka vullnet politik me Partinë Republikane. Po kërkohet një gjuhë që të shkohet drejt bashkimit. Vlerësoj maksimalisht Agron Dukën”, tha Duma, duke shtuar për kandidimin e saj në Tiranë se vendoset nga grupi dhe se do japë një përgjigje kur të propozohet.

Për Dukën, kryetari i PR-së Fatmir Mediu është shprehur se nuk do të heqë dorë nga kandidimi i tij Dukës për Bashkinë e Durrësit pasi garanton fitoren në këtë bashki.

 “Dje kam pasur një takim me zotin Basha për të diskutuar lidhur me koalicionin. Ajo që ngelet e hapur është çështja e Durrësit. E rëndësishme është që të mos vazhdohet me aventura. Nga sondazhet tona Agron Duka është fitues në garën për Bashkinë e Durrësit”, tha Mediu në një prononcim për mediat.

“Në këtë moment që flasim jemi afër dhe larg krijimit të koalicionit. Ne nuk kemi vendosur asnjë kusht për kandidimin e Dukës. Kushti i vetëm është fitorja e zgjedhjeve në këtë Bashki”, u shpreh Mediu.

Partia Demokratike ka zyrtarizuar për Bashkinë e Beratit kandidatin Kasem Mahmutaj, i cili është edhe kryetar i PR-së për këtë qytet duke u përpjekur që të qetësojë ujërat me aleatin e tij me këtë zgjedhje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD: Rama-Meta refuzojnë ekspertët për dekriminalizimin. Qytetarët s’kanë zgjidhje veçse ta përmbysin regjimin
Ja përballjet e deritanishme të kandidatëve për bashki nga të dyja koalicionet »
Article Logic
Execution time: 0.018193006515503
array(1) { ["section"]=> string(75) "duma-vleresoj-maksimalisht-agron-duken-mediu-nga-sondazhet-duka-fitues-8673" }