Durrës, jep dorëheqjen nga detyra drejtori i Portit, Selim Belortaja

Publikuar tek: politike, më 14:16 08-02-2015 Durrës, jep dorëheqjen nga detyra drejtori i Portit, Selim Belortaja Ish drejtori Belortaja, kreu i LSI Ilir Meta dhe deputeti Spartak Braho

Jep dorëheqjen nga detyra drejtori i Përgjithshëm i portit të Durrësit Selim Belortaja. Lajmin e ka pranuar vetë Belortaja, por pa dhënë asnjë sqarim dhe motivacion për arsyet e dorëheqjes nga detyra.

“Dua të saktësoj se nuk ka një emërim zyrtar në detyrë tjetër. Gjej rastin të falenderoj krahas gjithë stafit e bashkëpunëtorëve dhe gazetarët shumë kërkues e profesionistë, të cilët vërtetë më kanë ndihmuar tia dal mbanë prioriteteve të një viti tepër të vështirë” shkruan Selim Belortaja.

Zyrtari i lartë i LSI e mori detyrën që në fillimet e qeverisjes pas zgjedhjeve të qershorit 2013, ku u angazhua në reforma të thella të Portit të Durrësit. U vlerësua disa herë nga krerët e qeverisë, por edhe të partisë për punën e bërë në portin kryesor të vendit, atë të Durrësit.

Nuk dihen arsyet e motivet e kësaj dorëheqjeje (të cilat vetë drejtori i konsideron personale), por Selim Belortaja, mohon që të ketë angazhim me ndonjë detyrë tjetër. Ai ka qenë ministër në kohën e qeverisjes së PD, më vonë këshilltar e zv.ministër i jashtëm në qeveritë e majta, derisa kandidoi në Korçë në zgjedhjet e fundit me LSI. Pas kësaj mori detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Portual të Durrësit.

Belortaja njihet dhe si analistët me penën më të mprehtë në median shqiptare, por që për shkak të angazhimeve zyrtare, nuk ka qenë aktiv me opinionet e tij në media. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD mbledh departamentin e shëndetësisë, fillojnë ankesat: Kush i zgjodhi njerezit
PD:Jashtë Kuvendit, administratës dhe listës së zgjedhjeve personat me rekorde kriminale »
Article Logic
Execution time: 0.019814968109131
array(1) { ["section"]=> string(71) "durres-jep-doreheqjen-nga-detyra-drejtori-i-portit-selim-belortaja-2704" }