Durrës, Mediu: Për kandidimin e Agron Dukës këmbënguli Basha

Publikuar tek: politike, më 17:29 06-04-2015 Durrës, Mediu: Për kandidimin e Agron Dukës këmbënguli Basha

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka thënë sot gjatë një takimi me strukturat e partisë në qytetin e Durrësit se Agron Duka është një nga administratorët më të mirë të qytetit të Durrësit. Mediu tha se ka qenë këmbëngulja e kreut të PD Basha që Duka duhet të kandidojë.

Kreu i PR Mediu, është lajmëruar gjatë mbledhjes se për kandidimin e Dukës ka vendosur Partia Demokratike, por Duka vetë tha se ky lajm nuk mund të jetë dhe aq i vërtetë për sa kohë nuk ka ardhur në rrugë institucionale.

Sipas Mediut, qeveria devijoi nga program i saj duke mos mbajtur asnjë premtim.

“Qeveria ka ndryshuar tërësisht programin e saj duke genjyer në mënyrë të drejtpërdrejtë për atë cka premtoi dhe po realizon. Mendoj që ajo çka duhet vënë theksin ata nuk duan të vlerësojnë asgjë që është bërë nga politika për vendin. Gjithsecili nga ne ta vendosi theksin se janë qytetarët ata që me punën e tyre kanë ndërtuar një shoqëri më të mirë”, tha Mediu.

Sipas tij, qeveri është duke e çuar vendin në një kolaps ekonomik, pasi nuk rrespekton asnjë të drejtë të qytetarëve dhe bizneseve.

“Qeveria nuk rrespekton asnjë të drejtë të qytetarëve, ajo ushtron dhunën e saj për të përfituar, duke zhvilluar një korrupsion masiv. Shoqëria shqiptare për shkak të rritjes së taksave mosrrespektimit të biznesit po e çon Shqiperinë drejt një kolapsi ekonomik”, tha kreu i Partisë Republikane.

“Duhet të bashkohemi me intelektualët, me biznesin, me të rinjtë për të patur një opozitë objektive që nuk shikon vetëm brenda interesave të veta të vogla. PR dhe PD dhe aleatët e tjerë të shikojmë të bëjmë atë çka është më e mira, ti japim 61 bashkive autoritete fituese që kanë qëllim të fitojnë për interesin e qytetarëve dhe jo të tyre. Durrësi është historikisht i djathtë, atëher si është e mundur që kemi humbur vazhdimisht, sepse konkuroentët kanë parceluar terrenin”, tha Mediu gjatë fjalës së tij.

Mediu tha se nuk është e vërtetë që Partia Republikane ka kërkuar 13 Bashki, “por ka propozuar emra për ti diskutuar së bashku, emra që besojmë se kanë shanse për të fituar”.

Mediu tha se ka qenë kreu i PD Basha i cili ka këmbëngulur që Duka të kandidojë në Durrës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FRD-Shkodër kundër Topit: Duam kohë për të vendosur për koalicionin me PS
Këshilli diskuton për mandatin e Kokëdhimës, deputeti nga QSUT kërkon amnisti për të dënuarit e “hashashit” »
Article Logic
Execution time: 0.036540985107422
array(1) { ["section"]=> string(63) "durres-mediu-per-kandidimin-e-agron-dukes-kembenguli-basha-7978" }