Durrësi dhe Elbasani bëhen bashkë, së shpejti në skenë komedia “Na ishte një herë Estrada”

Publikuar tek: kulture-art, më 12:01 05-06-2018 Durrësi dhe Elbasani bëhen bashkë, së shpejti në skenë komedia “Na ishte një herë Estrada”

Komedia “Na ishte një herë Estrada” shkruar dhe me regji nga Haxhi Rama së shpejti premierë në teatrin “Skampa” në qytetin Elbasanit. Komedia që vjen në skenë ka bërë bashkë aktorë të dy teatrove nga Elbasani dhe Durrësi, të cilët prej kohësh po punojnë për të sjellë premierën në skenë.

Haxhi Rama në aktivitetin e tij si skenarist dhe regjisor është nga emrat më të vlerësuar në fushën e teatrit, por dhe me estradën e Durrësit ka një kontribut të madh. Veprat e tij janë duartrokitur dhe vlerësuar, ndërsa bashkëpunimi i tij vijon sërish më teatrin “Skampa”.

Kliti Kapaj drejtor në Qendrën e Artit Elbasan, ku përfshin dhe teatrin “Skampa” tregon se komedia “Na ishte njëherë Estrada” është për të risjellë në vëmendje humorin dhe estradat e atyre viteve, që fatkeqësisht sot nuk ekzistojnë me si dikur. “Kemi kohë që diskutojmë se si mund të kthehemi tek estrada, te humori si dikur. Dhe kështu erdhi dhe konkretizimi i këtij projekti për teatrin. Haxhi Rama është një regjisor, që i ka dhënë shumë humorit, gjithashtu ai është edhe skenarist dhe në këtë shfaqe ia kemi besuar të dyja. I ftuar kryesor është edhe aktori i njohur humorit Muharrem Hoxha”, tregon Kapaj për shfaqjen premierë, që pritet të jetë në skenë në data 7, 8, 9, 10 qershor në teatrin “Skampa”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Shqiptaret apo italianet”, Ermal Meta nuk i shpëton pyetjes LEGJENDARE: Nuk kanë pashaportë
»
Article Logic
Execution time: 0.021995067596436
array(1) { ["section"]=> string(94) "durresi-dhe-elbasani-behen-bashke-se-shpejti-ne-skene-komedia-na-ishte-nje-here-estrada-123308" }