Dy 17 vjeçarë hartojnë teoremën matematikore që mund të zbërthejë misteret e universit

Publikuar tek: kulture-art, më 19:48 05-11-2015 Dy 17 vjeçarë hartojnë teoremën matematikore që mund të zbërthejë misteret e universit

Dy gjeni 17 vjeçarë kanë hartuar një teoremë të re matematikore me anë të së cilës mund të zgjidhen probleme më shpejt sesa një kompjuter.

Xuming Liang dhe Ivan Zelich, të dy student gjimnazi dhe të apasionuar pas matematikës kanë hartuar teoremën e re që mund t’i japë përgjigje disa nga mistereve më të mëdha në univers si dhe t’i hapë rrugën udhëtimit ndëryjor.

Teorema Liang-Zelich:

“Hartimi i saj filloi me një problem të hapur. Një problem i hapur është një problem që nuk është zgjidhur më parë dhe këto probleme janë të preferurat e mija”, thotë Zelich.

Teorema Lian- Zelich në thelb redukton llogaritjet dhe i bën gjërat më të thjeshta. Për shembull zgjidhja e një problemi e paraqitur në 5 faqe, me teoremën e re mund të shpjegohet me dy fjali. Përveç kësaj teorema zbulon bukurinë e fshehur mes pikave - gjëra që nuk mund të vëreheshin në fillim pasi ishin tepër të komplikuara.

teoria.jpg

Tre fakte të rëndësishme për këtë teoremë:

1. Ndihmon njerëzit të kuptojnë më mirë strukturat gjeometrike. Ajo lejon dikë që të bashkojë pikat nga gjëra të ndryshme dhe të japë zgjidhje më të shpejta.

2. Si rezultat ajo zvogëlon llogaritjet në mënyrë të konsiderueshme dhe lë pas të gjitha teoremat e formuluara më parë.

3. Nëse gjeneralizohet, me anë të saj mund të shpjegohen struktura komplekse të dimensioneve të larta, të cilat mund të na lejojnë të kuptojmë më mirë “teorinë e fijes” dhe strukturat e saj gjeometrike (Algjebra gjeometrike). Sipas disa nga matematikanët më të mirë në botë, kjo teoremë do të ketë një aplikim të gjerë në të ardhmen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Kush kërkon t’i mbyllë gojën Alida Hiskut?”
E paparë, ky është emri që një shqiptar i ka vendosur restorantit të tij në Michigan »
Article Logic
Execution time: 0.021363019943237
array(1) { ["section"]=> string(92) "dy-17-vjecare-hartojne-teoremen-matematikore-qe-mund-te-zbertheje-misteret-e-universit-24751" }