Dy barcaletat që Filip Çakulli tregon për Edi Ramën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:46 21-05-2016 Dy barcaletat që Filip Çakulli tregon për Edi Ramën

I ftuar në emisionin “6 ditë pa Ermalin”, drejtuesi i “Fiks Fare” Filip Çakulli ka treguar edhe dy barcaleta për kryeministrin Edi Ramën.

Në një prej tyre, Çakulli e ka thumbuar Ramën për nivelin e papunësisë në Shqipëri.

Rama në Zvicër

Shkon Rama në Zvicër dhe prezanton ministrat dhe ndër të tjera i thotë: ky është ministri i Punës.

Pastaj fillon prezantimin kryeministri zviceran: Ky është ministri i Detit, i thotë.

Fillon qesh Rama dhe i thotë: Po ç’është kjo, ju s’keni det? Pse qesh? – i thotë Kryeministri zviceran, – qesha gjë unë kur ti the ministri i Punës?

***

Në spital

U shtrova një herë në spital se kisha problem hemorroidesh. Nejse u operova, më morën njerëz plot në telefon. Ndër të tjerë më mori edhe Rama. Më pyeti: Hë mo si ndjehesh? Si ti, i thashë. Po pse si unë? Si pa bythë. – i thashë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024375915527344
array(1) { ["section"]=> string(57) "dy-barcaletat-qe-filip-cakulli-tregon-per-edi-ramen-41111" }