Dy darka në një ditë, Bashkim FINO le Durrësin me FSHF dhe mbledh te PLAZA kryetarët e bashkive (DETAJET)

Publikuar tek: sport, më 12:04 06-02-2018 Dy darka në një ditë, Bashkim FINO le Durrësin me FSHF dhe mbledh te PLAZA kryetarët e bashkive (DETAJET)

Federata Shqiptare e Futbollit si çdo fillim Asambleje ka thirrur sot në një darkë informale tre kandidatët për Presidentë, dhe gjithë anëtarët e Asamblesë, në 20.30 në Hotel Adriatik, aty ku nesër do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së.

Ftesat janë bërë edhe për Armando Dukën e Bashkim Finon, dy kandidatët kryesorë të kësaj gare.

Por, sikurse nuk ka ndodhur ndonjëherë, Bashkim Fino, në të njëjtin orar, do të zhvillojë sot në mbrëmje në orën 19.30 një darkë informale në hotel Plaza në kryeqytet. Dhe sipas informacioneve, në këtë darkë janë ftuar të gjithë kryetarët e bashkive që janë të zgjedhur nga PS. Nga kjo darkë kuptohet se zoti Fino, nuk do të jetë në Durrës, aty ku FSHF pritet të mbledhë delegatët.

Dhe kjo garë e darkave informale, duket se do të jetë një barometër forcash për ditën e nesërme, dhe zgjedhjet për kreun e ri të FSHF.

A do të mundet të shkojnë në këto aktivitete delegatët? Do të mblidhen në hotel Adriatik në Durrës, apo në Hotel Plaza në Tiranë? Duket se një ditë para zgjedhjeve, “lufta” për votat po bëhet shumë hapur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Triumfon boksieri nga Lezha, Jurgen Uldedaj fiton titullin “German International Cruiserweight”
Agron Duka, vëllai i kandidatit për president Armand Duka thyen heshtjen: 50 vjet të kontributit të FAMILJES DUKA në sport, nuk i KAMUFLON dot POLITIKANI në garë »
Article Logic
Execution time: 0.15490293502808
array(1) { ["section"]=> string(109) "dy-darka-ne-nje-dite-bashkim-fino-le-durresin-me-fshf-dhe-mbledh-te-plaza-kryetaret-e-bashkive-detajet-109322" }