Dy ditë më parë dhanë dorëheqje kolektive për mungesë kushtesh, por ja ç’shkruan Rama sot për mjekët e urgjencës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:10 07-12-2017 Dy ditë më parë dhanë dorëheqje kolektive për mungesë kushtesh, por ja ç’shkruan Rama sot për mjekët e urgjencës

Dy ditë pasi nënëshkruan një peticion dhe i dërguan letër ministres Manastirliu e kryeministrit Rama për dorëheqje kolektive për shkak të mungesës së kushteve minimale në punë, shefi i qeverisë u ka dedikuar një stastus të posaçëm të gjithë mjekëve të urgjencës. 

Këtë mëngjes në rrjetet sociale, Rama vlerëson maksimalisht punën e mjekëve të urgjencës, gjatë periudhës së përmbytjeve dhe rolin e tyre në zonat e familjet e prekura.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga puna e pandërprerë e ekipeve të mjekëve të Urgjencës Kombëtare Mjekësore në qendrat e evakuimit dhe shtëpi më shtëpi në familjet e prekura nga përmbytjet në Fier dhe Vlorë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në facebook, si dhe poston një video nga puna e ekipit mjekësor në terren.

 

 ram.jpg

Më shumë në këtë kategori: « Me bindje të ndryshme partiake, si u bën bashkë mbrëmë gratë e politikanëve (Foto)
Atmosferë festash në shtëpinë e ministrit të Ramës, si e zbukuroi bredhin me dy fëmijët e tij (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.0039060115814209
array(1) { ["section"]=> string(118) "dy-dite-me-pare-dhane-doreheqje-kolektive-per-mungese-kushtesh-por-ja-c-shkruan-rama-sot-per-mjeket-e-urgjences-102251" }