Dy ditë pas vizitës, Mogherini shkruan për Shqipërinë: Reformat nuk bëhen për hir të Brukselit

Publikuar tek: politike, më 20:52 05-03-2016 Dy ditë pas vizitës, Mogherini shkruan për Shqipërinë: Reformat nuk bëhen për hir të Brukselit

Dy ditë pas vizitës në Shqipëri, përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë në BE, Federica Mogherini shkruan  faqen e saj, www.federicamogherini.net, për marrëdhëniet e Shqipërisë me bashkimin Europian duke thënë se kjo varet shumë në aftësinë e institucioneve shqiptare për të kaluar reforma të thella, siç është reforma në drejtësi.

Kam kaluar dy ditët e fundit mes Tiranës, Parisit dhe Rabatit. Turneu ka filluar të enjten nga Shqipëria: Aty iu drejtova Parlamentit për të ardhmen e marrëdhënieve të vendit me Evropën, e cila varet shumë në aftësinë e institucioneve shqiptare për të kaluar reforma të thella – duke filluar nga reforma gjyqësore”, shkruan Mogherini.

“Këto reforma nuk bëhen për hir të Brukselit, por për qytetarët e Shqipërisë. Kjo është ajo që kam diskutuar me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama, ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe anëtarët e opozitës”, shkruan zyrtarja e lartë.

“ Suksesi i Shqipërisë mund të ishte një sukses për të gjithë Bashkimin Evropian, për shkak se nevoja jonë për bashkëpunim rritet nga dita në ditë: për sigurinë dhe terrorizmin, në parandalimin e radikalizimit, stabilizimin e Ballkanit, menaxhimin e flukseve të refugjatëve të cilët janë të ikur nga lufta në Siri”, shton Federica Mogherini.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Të vetët” sulmojnë Taulant Ballën, sponsorizimi i video-përballjes i kthehet si “boomerang”
Dashamir Shehi: Bojkoti i PD ndaj Kuvendit, si rezultat i presionit të Berishës »
Article Logic
Execution time: 0.024436950683594
array(1) { ["section"]=> string(98) "dy-dite-pas-vizites-mogherini-shkruan-per-shqiperine-reformat-nuk-behen-per-hir-te-brukselit-34324" }