Dy ditë pas zgjedhjeve vjen dorëheqja e parë në Akademinë e Shkencave

Publikuar tek: kulture-art, më 12:12 06-09-2017 Dy ditë pas zgjedhjeve vjen dorëheqja e parë në Akademinë e Shkencave

Pas debateve dhe zgjedhjeve të shumëdiskutuara gjatë ditëve të fundit në Akademinë e Shkencave vjen edhe dorëheqja e parë.

Dy ditë pas zgjedhjeve për kryetarin dhe zëvendëskryetarin e ri në ASH, ky u fundit ka hequr dorë nga posti i ri, aq shumë i kontestuar në rradhët e politikës dhe sferës akademike.

Është fjala për Myzafer Korkutin, i cili dy ditë më parë u zgjodh zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave me votën e anëtarëve. Newsbomb.al e konfirmon këtë fakt dhe sqaron se shkak i këtij vendimi nga ana e Korkutit janë bërë arsyet personale.

 Mëposhtë do të gjeni dorëheqjen zyrtare të Korkutit dorëzuar sot pranë ASH, siguruar nga newsbomb.al. 

 

 

 21396837_10210830892430399_283636328_n.jpg

 

 

 

Deri para zgjedhjeve Korkuti ishte kryetar i ASH.

Këto zgjedhje janë kontestuar kryesisht nga akademiku i njohur Artan Fuga, sipas të cilit nuk kishte kandidatë alternativë, si dhe mungonin platformat konkrete.

Po ashtu, kryeministri Rama kërkoi ditën e zgjedhjeve që procesi të mos jetë një farsë, në të kundërt do të ndërpriste fondet.

Pavarësisht paralajmërimit, zgjedhjet u zhvilluan siç ishte planifikuar nga ky organ.

Pas zgjedhjeve të dy kandidaturave të kontestuara, Rama “e mbajti fjalën” dhe njoftoi se fondet e ASH tanimë do ti kalojnë kërkimeve shkencore në univeristet. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Amaneti i fundit i Dritëro Agollit për Akademinë e Shkencave
Dritëroi i pavdekshëm, një libër i ri në datëlindjen e shkrimtarit »
Article Logic
Execution time: 0.015757083892822
array(1) { ["section"]=> string(75) "dy-dite-pas-zgjedhjeve-vjen-doreheqja-e-pare-ne-akademine-e-shkencave-91342" }