Dy divat shqiptare, Mula dhe Kërliu koncert madhështor në New York

Publikuar tek: kulture-art, më 16:29 23-03-2016 Dy divat shqiptare, Mula dhe Kërliu koncert madhështor në New York Inva Mula teksa eshte pritur nga familja Kerliu ne New York

Një koncert madhështor në New York, në një nga sallat më prestigjoze të Manhatanit nga sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula dhe sopranoja tjetër e sukseshme dibrane Dëshira Ahmeti Kërliu.

Mula ka mbërritur ditën e sotme në aeroportin e New York ku është pritur me tufa lulesh nga dashamirës e adhurues të saj. Për ta pritur ka dalë edhe familja Kërliu të cilën sopranoja e falenderon publikisht për mikpritjen.

Koncerti madhështor do të organizohet më 26 mars, me një orkestër simfonike do sjellë në skenë kënget më të bukura që i këndohen Atdheut  për komunitetin shqiptar në SHBA. Kërliu  thotë se ky projekt është mjaft i guximshëm dhe shumë i vështirë për tu realizuar në një vend si Amerika ku deri më tani ashkush nuk e kishte ndërmarë një iniciativë te tillë. Megjithatë gjithçka është gati dhe na mbetet vetëm të presim sesi dy shqiptaret tona do pushtojnë publikun.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Diva Inva Mula zbret në aeroport, e presin me lule
Blendi Klosi i mrekulluar nga Anri Sala, shqiptari i talentuar në New York »
Article Logic
Execution time: 0.20020508766174
array(1) { ["section"]=> string(71) "dy-divat-shqiptare-mula-dhe-kerliu-koncert-madheshtor-ne-new-york-35826" }