Dy futbollistët që përmenden nga UEFA, ja kush rrezikon dënimin te Skënderbeu

Publikuar tek: sport, më 17:42 09-09-2016 Dy futbollistët që përmenden nga UEFA, ja kush rrezikon dënimin te Skënderbeu

Korçarët nuk do të shpëtojnë lehtë nga kjo mesele, sepse tashmë kanë dalë emrat e lojtarëve të dyshuar për manipulimin e rezultateve.

Normalisht, situata është e ngjashme me çështjen “calciopoli” që u ndoq në Itali, ku ndëshkuan mjaft personazhe të njohur.

Sa i përket rastit të Skënderbeut, UEFA në broshurën e saj prej 31 faqesh për bardhekuqtë thotë se ishkapiteni Bledi Shkëmbi si dhe kapiteni aktual, Orges Shehi kanë influencuar dhe kanë marrë pjesë në fiksimin e rezultateve të ndeshjeve, shkruan Newsport.al.

Normalisht, duke qenë se iu janë përmendur emrat direkt nga UEFA, ata nuk pritet që të kalojnë lehtë këtë situatë, e cila do të rëndojë shumë mbi ta në të ardhmen, edhe pse Shkëmbi ka lënë futbollin dhe Shehi është në vitet e fundit të tij.

Screenshot_20.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Publikohen emrat e 6 kompanive të basteve, të dyshuara si të përfshira në skandalin “Skënderbeu”
Skënderbeu reagon pas akuzave: Tani jemi të pafajshëm, e prisnim sulmin e mediave »
Article Logic
Execution time: 0.0044879913330078
array(1) { ["section"]=> string(82) "dy-futbollistet-qe-permenden-nga-uefa-ja-kush-rrezikon-denimin-te-skenderbeu-52437" }