Dy gazetarët u vranë për shkaqe racizmi, Lee Flanagan kishte patur më herët probleme me televizionin

Publikuar tek: bota, më 18:35 26-08-2015 Dy gazetarët u vranë për shkaqe racizmi, Lee Flanagan kishte patur më herët probleme me televizionin Vester Lee Flanagan

Ka qenë racizmi shkaku që sipas Bryce Williams e detyroi atë që të vriste dy kolegët e tij mëngjesin e sotëm. Ish-gazetari i televizionit WDBJ7 pasi kreu aktin makabër ka postuar në rrjetet sociale videon që tregon momentin e vrasjes dhe shkaqet e saj.

Ai ka akuzuar nëpërmjet një postimi në twitter gazetaren e Alison Parker se ka bërë komente raciste, por televizioni nuk i ka marr parasysh ato, duke e punësuar 24 vjeçaren. Më pas ai shkruan se operatroi Adam Ward ka pranuar të punojë me Parker, ndonëse më parë kishte bashkëpunuar me Williams.

“Alison ka bërë komente raciste. Ata e punësuan pas kësaj? “-, ka shkruajtur Williams në twitter.

Një prej drejtorëve të televizionit amerikan ka deklaruar pas ngjarjes se Vester Lee Flanagan, i njohur si Bryce Williams, ka qenë një person i mbyllur, me të cilin ishte e vështirë të punohej. Ai ka pohuar se është dashur ndërhyrja e policisë për të nxjerrë 41 vjeçarin nga godina e televizionit, pasi u pushua nga puna.

Mediat lokale shkruajnë se Williams ka qëlluar veten gjatë kohës që ndiqej nga policia.

Lexo edhe: Vetëvritet Lee Flanagan, qëlloi për vdekje dy kolegët e tij gazetarë (Video+16)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.37895202636719
array(1) { ["section"]=> string(105) "dy-gazetaret-u-vrane-per-shkaqe-racizmi-lee-flanagan-kishte-patur-me-heret-probleme-me-televizionin-19246" }