Dy gjigandët anglezë në kërkim të Etrit Berishës

Publikuar tek: sport, më 16:12 01-07-2016 Dy gjigandët anglezë në kërkim të Etrit Berishës

Ndonëse i është premtuar porta e Lazios në sezonin e ardhshëm, portieri i Kombëtares Shqiptare Etrit Berisha mund të largohet nga Serie A.

Mediat italiane shkruajnë se Everton dhe Aston Villa janë në ndjekje të Berishës dhe mund të tentojnë blerjen e portierit në merkaton e kësaj vere.

Everton luan në Premier League dhe në garën me Aston Villan shihet me favorizuar për të siguruar shërbimet e 27 vjeçarit shqiptar. Aston Villa luan këtë sezon në Championship, liga e dytë angleze, por interesi i  skuadrës nga Birmingham duket më serioz për shkak se janë pa portier për sezonin e ri. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 11-metërshat nderojnë sërish Portugalinë, gjysmëfinalistja e parë e Euro 2016
Euro 2016, ja kush do e gjykojë “finalen” Gjermani-Itali »
Article Logic
Execution time: 0.023432016372681
array(1) { ["section"]=> string(54) "dy-gjigandet-angleze-ne-kerkim-te-etrit-berishes-45209" }