Inter të paktën për mbrëmjen e sotme është udhëheqës i kampionatit italian. Zikaltërit arritën të marrin një fitore shumë me vlerë në fushën e Kaljarit.
Do të ishte Ikardi i cili në fillim kaloi në avantazh djemtë e Spaletit dhe më pas do të dyfishonte Borzoviç në pjesën e dytë.
Në të 74-ën Kaljari do të gjente golin që shkurtoi diferencat. Por nuk do të vononte shumë dhe Ikardi do të gjente një hapësirë në zonë për të shënuar golin e tretë për skuadrën e Spaletit.
Pas kësaj fitore Inter është në vend të parë me 36 pikë me 1 më shumë se Napoli dhe 5 më shumë se Juventus, por edhe me një ndeshje më shumë.