Dy golat e fundit të rusëve në Elbasan ishin të planifikuara? Ja mesazhi që u përhap në rrjetet sociale

Publikuar tek: sport, më 23:22 10-12-2015 Dy golat e fundit të rusëve në Elbasan ishin të planifikuara? Ja mesazhi që u përhap në rrjetet sociale

Ka përfunduar me fitoren 3-1 të Lokomotivës së Moskës kundër Skënderbeut ndeshja e fundit e fazës së grupeve në Europa League.

Por, vetëm pak minuta pas ndeshja ishte mbyllur në rrjetet sociale kanë filluar të përhapet lajmi se dy golat e fundit të rusëve, të shënuar në minutën e 89 dhe 91 ishin të planifikuara.

Në kohën kur luhej minuta e 78 në “Elbasan Arena”, në faqen ‘Jeta Osh Qef’ ka mbërritur një mesazh ku paralajmëroheshin dy gola të tjerë dhe tekst shkruesi ishte mjaft i bindur për këtë, duke e konsideruar ndeshjen “të rregulluar”.

Foto është publikuar pas përfundimit të ndeshjes dhe nuk dihet sa e vërtetë është ajo.

Megjithatë, për Skënderbeun nuk kanë munguar akuzat për shitje të ndeshjeve në Europa League, veçanërisht për ndeshjen e luajtur në Lisbonë kundër Sportingut.

Lexo edhe: Përfundon aventura e Skënderbeut në Europa League, rusët fitojnë në Elbasan

12360391_10153461502688371_4798096123534658337_n.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfundon aventura e Skënderbeut në Europa League, rusët fitojnë në Elbasan
Ronaldo: Barcelona? Kurrë mos thuaj kurrë »
Article Logic
Execution time: 0.021095037460327
array(1) { ["section"]=> string(108) "dy-golat-e-fundit-te-ruseve-ne-elbasan-ishin-te-planifikuara-ja-mesazhi-qe-u-perhap-ne-rrjetet-sociale-27474" }