Dy ish-futbollistët e Kombëtares marrin drejtimin e U21 dhe U19

Publikuar tek: sport, më 14:35 08-12-2016 Dy ish-futbollistët e Kombëtares marrin drejtimin e U21 dhe U19

Alban Bushi dhe Erjon Bogdani do të jenë ata që do të drejtojnë kombëtaren U21 dhe U19 në Eliminatoret e ardhshme të Kampionatit Europian në këtë kategori moshash.

Alban Bushi, që deri tani ka mbuluar rolin e menaxherit të Kombëtares A, do të zëvendësojë në pankinën e përfaqësueses së 21 vjeçarëve, Redi Jupin, njofton Top Channel.

Ndërsa Erjon Bogdani, që deri në këtë moment ka qenë në rolin e asistentit të Gianni De Biasit, do të zëvendësojë në stolin e U19, Arjan Bellain. Bushi dhe Bogdani do të nënshkruajnë kontrata një sezonale pwr kualifikueset që do të luhen për Europianët e vitit 2019 për të dyja këto kategori moshash.

Prezantimi i Alban Bushit dhe Erjon Bogdanit si trajnerët e Kombëtares U21 dhe U19, me shumë mundësi do të bëhet ditën e premte.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-trajneri: Me Granitin kishim mosmarrëveshje për Taulantin
As Jorgji dhe as Jemini, një tjetër gjyqtar shqiptar zgjidhet nga FIFA »
Article Logic
Execution time: 0.017851114273071
array(1) { ["section"]=> string(69) "dy-ish-futbollistet-e-kombetares-marrin-drejtimin-e-u21-dhe-u19-62013" }