Dy javë pas vdekjes, qeveria shqiptare përmbush amanetin e fundit të albanologut Robert Elsie

Publikuar tek: kulture-art, më 12:34 16-10-2017 Dy javë pas vdekjes, qeveria shqiptare përmbush amanetin e fundit të albanologut Robert Elsie

Du javë pasi ndërroi jetë duket se qeveria shqiptare përmbush amanetin e fundit të albanologut të njohur, Robert Elsie.

Më në fund, albanologu me origjinë kanadeze do të prehet në Alpet Shqiptare, një amanet i fundit që ai la para se të mbyllte sytë. Nesër do të zhvillohen homazhet për Elsie. Mësohet se homazhet do të mbajhen rreth orës 14:00 – 16:00 në Bibliotekën Kombëtare, ndërsa trupi do të niset drejt Shkodrës pas orës 16:00.  

Albanologu, studiuesi dhe përkthyesi Robert Elsie u nda nga jeta në 2 tetor në moshën 67-vjeçare. shte njohur me shqipen dhe shqiptarët së pari gjatë viteve ’70, kur si student në Gjermani, kishte vizituar bashkë me një grup studentësh Tiranën.

Ai do të bëhej vizitor i rregullt i Seminarit të Gjuhës Shqipe në Prishtinë ku dhe do të mësonte edhe të folmen në gegërisht të shqipes, përmes njohjeve me kosovarët.

I dekoruar nga presidenti Bujar Nishani, Robert Elsie ishte autor i dhjetëra librash dhe artikujsh nga fushat e albanologjisë. Po ashtu, ai kishte përkthyer letërsi shqipe në anglisht, sikur poetët Migjeni, Lasgush Poradeci e shkrimtarin Fatos Kongoli.

Ndërkohë ai do të mbahet në mend si përkthyes në anglisht i poemës së Gjergj Fishtës, “Lahuta e Malësisë”. Elsie kishte përpiluar edhe fjalorë të shqipes si dhe ishte autor i një historie të përgjithshme të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Udhëtimi i Kumbaros në Butrint, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë ka disa porosi për gazetarët që e shoqërojnë
DALIN TË PATHËNAT: Kadare si shkrimtar dhe Agolli si Kryetar, në burgun e vetmisë së madhe të Visar Zhitit. Cila është e vërteta e zhveshur, e sakatuar... »
Article Logic
Execution time: 0.012399196624756
array(1) { ["section"]=> string(98) "dy-jave-pas-vdekjes-qeveria-shqiptare-permbush-amanetin-e-fundit-te-albanologut-robert-elsie-96062" }