Dy kompozitorët e larguar nga TVSH marrin titullin e rëndësishëm nga presidenti Nishani

Publikuar tek: kulture-art, më 19:33 30-03-2017 Dy kompozitorët e larguar nga TVSH marrin titullin e rëndësishëm nga presidenti Nishani

Dy kompozitorët e njohur Alfred Kacinari dhe Edmond Zhulali, të cilët u larguan nga TVSH, sot janë vlerësuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani me titullin "Mjeshtër i madh" për kontribute të veçanta në zhvillimin e muzikës shqiptare.

Në një ceremoni që u zhvillua gjatë ditës së sotme në orën 11:00 në ambientet e Presidencës, Nishani u dorëzoi titullin kompozitorëve, në praninë e shumë kolegëve dhe artistëve.

“Sot Presidenti i Republikes Bujar Nishani me akordoi titullin "Mjeshter i Madh". Ishte nje moment shume i vacante per karrieren time artistike muzikore. Dua të falenderoj në veçanti Presidentin e Republikes Bujar Nishani për vleresimin e lartë qe i beri punes sime ndër vite. Dua të falenderoj të gjithë bashkëpunëtoret e mi poete, këngëtare, kolegë artiste me të cilet kemi patur bashkëpunime të vazhdueshme. Dua të falenderoj familjen time që me ka mbështetur pa fund gjatë gjithë karrieres sime muzikore. Dua t'ju falenderoj edhe Ju miq te mi qe jeni pjese e pandare e krijimtarise sime”, shprehet Edmond Zhulali pas marrjes së titullit "Mjeshtër i Madh".

bujar.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mitropolia e Korçës, si ka qenë dhe si është. Kërkohet kthimi i saj në identitet
Shpërthen profesor Mevlan Shanaj: Thuhet se e diela qenka.... Është e turpshme! (REAGIMI I PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.026816844940186
array(1) { ["section"]=> string(93) "dy-kompozitoret-e-larguar-nga-tvsh-marrin-titullin-e-rendesishem-nga-presidenti-nishani-73629" }