Dy mesazhet e Ramës në Berat: Kriminelët dhe vija e qartë e partisë

Publikuar tek: politike, më 13:06 30-11-2015 Dy mesazhet e Ramës në Berat: Kriminelët dhe vija e qartë e partisë

Edi Rama nga Berati ka folur për 2 gjëra të reja, të cilat nuk i ka artikuluar kaq fort më parë. Së pari foli për politikanët e inkriminuar, për të cilët ai vetë është sulmuar kaq shumë dhe së dyti foli për rolin e partisë së tij dhe rrjedhimisht edhe rolin e tij vetë si dhe për vijën e qartë patriotike, sepse sipas kryeministrit ‘’PS i ka kthyer dinjitetin Shqipërisë’’. Dhe nuk mund të mohohet, Rama ka bërë goxha punë jashtë për imazhin, aq shumë sa edhe kritikët më të mëdhenj e kanë duartrokitur për çfarë ka bërë jashtë dhe e kanë sulmuar për çfarë nuk ka bërë brenda.

“Është një parti që sot udhëheq koalicionin me një vijë të qartë patriotike dhe që i ka kthyer Shqipërisë dinjitetin në sytë e botës qoftë me marrëdhëniet e fqinjve dhe të të tjerëve dhe e vetmja parti që mund të bëjë reformat që për 25 vite u lanë pas dore, duke jetuar me dhjamin e së shkuarës duke e katandisur shtetin në një rondele që s’i duhej as dreqit’’, tha Rama.

Por po kështu ai foli për herë të parë për ‘’kriminelët-politikane’’ duke  paralajmëruar se do ta shohin të gjithë me fakte se ku janë kriminelët.

“Do votohen ndryshimet kushtetuese dhe do ta shikojmë me fakte ku janë ata kriminelët që do kapë ligji, ku janë dhe të kujt janë. Sot çështje e krimit vazhdon të jetë një çështje si kudo, por këtë vit kemi numrin më të ulët të vrasjeve gjatë të gjithë tranzicionit”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dekorimet për komunistët, Endri Fuga: Medalja iu dha veteranëve të kategorisë së parë
Po ia bëre Tiranës, ta bën mbrapsht. Kushdo që urinon do i kthehet mbrapsht (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.021594047546387
array(1) { ["section"]=> string(72) "dy-mesazhet-e-rames-ne-berat-kriminelet-dhe-vija-e-qarte-e-partise-26602" }