Dy metafora për të shpjeguar Shqipërinë

Publikuar tek: analiza-komente, më 22:14 30-05-2016 Dy metafora për të shpjeguar Shqipërinë

Nga Çapajev Gjokutaj

Mëngjesin e 3 korrikut 1990, kur po shkoja në punë, takoj profesor Ilir Gjylbegun. Një natë më parë, mijëra banorë të Tiranës kishin hyrë në ambasada.

"S’është ndonjë dramë e madhe, më tha profesori. Shoqëria është si organizmi i njeriut. Kur ke tension, çaj një venë që gjaku të derdhet jashtë. Organizmi stabilizohet për pak kohë, sa të vijë mjeku dhe të të vejë në terapi.”

E kisha harruar këtë metaforë te gjinekologut të dëgjuar. Ma solli ndër mend javën e kaluar, një tjetër metaforë e Gjergj Bojaxhiut.

"Shqipëria, më thoshte, i ngjan një tenxhereje pa kapak. Shqiptarët kanë halle, dhe ziejnë si uji. Po rrugët janë të hapura, njerëzit bëjnë si bëjnë dhe ikin, avullojnë. Vërtet individët shpëtojnë, por si shoqëri humbasim, nuk krijojmë dot trysninë për ndryshime”.

Të pranëvena këto dy metafora krijojnë iluzionin se kemi kaluar nga një ekstrem në tjetrin: nga tension i lartë, në mungesë trysnie. Ndruaj se kemi mbetur thuajse në të njëjtën gjendje.

Çerek shekulli kemi shitur krahun e punës. Një në çdo tre shqiptarë ka emigruar, shumica të rinj, gjithë energji dhe ambicje.

Ç’kemi fituar në shkëmbim? Ushqim e mallra të tjera konsumi. Tingëllon cinike, por është realitet. Ikën djali a vajza, punon e rropatet dhe dërgon pare në shtëpi, që prindërit dhe të tjerët të mbajnë frymën gjallë.

Meqë prodhojmë fare pak, shumica e këtyre dërgesave ‘emigrojnë’ për të blerë ushqime, deri edhe domate e kastraveca.

Mbajmë frymën gjallë. Do të duhej që parja e emigracionit, e fituar me djersë e privacione, të investohej në vend. Dhe është goxha pare. Mesatarisht rreth 1 miliardë dollarë çdo vit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024188041687012
array(1) { ["section"]=> string(45) "dy-metafora-per-te-shpjeguar-shqiperine-41944" }