Dy ministrat në deklaratë për emigrantët, Tahiri flet për regjistrin elektronik kurse Bushati për dixhitalizimin e konsullatave

Publikuar tek: politike, më 13:22 11-01-2016 Dy ministrat në deklaratë për emigrantët, Tahiri flet për regjistrin elektronik kurse Bushati për dixhitalizimin e konsullatave

Dy ministrat, ai i Punëve të Brendshme Sajmir Tahiri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dalin në një deklaratë të përbashkët për emigrantët. Tahiri foli për regjistrin elektronik, ku do të regjistrohen të gjithë shqiptarët që banojnë jashtë, ndërsa Bushati për dixhitalizimin e konsullatave, duke u dhënë mundësi autoriteteve shqiptare që të kontrollojnë mënyrën si u shërbehet emigrantëve, duke minimizuar rastet e abuzimit.

“Duke krijuar regjistrin e shtetasve që jetojnë jashtë Shqipërisë bëjmë të mundur t’u japim shërbimet. Kjo qeveri hedh hapin e parë konkret për të garantuar të drejtën e votës. Ne ju bëjmë thirrje të regjistrohen. Barra për të përfunduar këtë sistem dhe për t’u dhënë shërbime mbetet e jona’’, tha Tahiri.

Kurse Bushati theksoi: “Ne sot e kemi miratuar në qeveri dhe shpresojmë që shumë shpejt Kuvendi do ta mirëpresë. Vullnet i qartë politik që ka qeveria jonë, maxhoranca për të kthyer mbrapsht borxhin që ka qeveria ndaj qytetarëve të vet’’

I rëndësishëm, edhe sa u përket shërbimeve konsullore me fond mbështetës do të jenë të dixhitalizuara për të rritur transparencën ndaj bashkëkombësve tanë, për të ulur në maksimum rastet abuzive në ofrimin e shërbimeve, që janë edhe sot e kësaj dite për fat të keq prezente.’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama me zor po pret seancën në Kuvend, do bëjë dy ndërhyrje madhore
Rama shtyn kongresin e PS në fillim të muajt mars, ‘senatorët’ e partisë ishin kundër »
Article Logic
Execution time: 0.026410102844238
array(1) { ["section"]=> string(132) "dy-ministrat-ne-deklarate-per-emigrantet-tahiri-flet-per-regjistrin-elektronik-kurse-bushati-per-dixhitalizimin-e-konsullatave-29687" }