“Dy ndërtuesit e Ramës po bëjnë miliarda me paratë e shqiptarëve”, PD jep rastet

Publikuar tek: politike, më 12:28 25-10-2015 “Dy ndërtuesit e Ramës po bëjnë miliarda me paratë e shqiptarëve”, PD jep rastet Edi Paloka

“Edhe pse Edi Rama ka bllokuar ndërtimin në gjithë vendin, dy ndërtues po bëjnë miliarda me paratë e shqiptarëve. Janë pikërisht ndërtuesit e tij personal”. Kështu u shpreh kreu i grupit Parlamentar të PD Edi Paloka përpara mediave ndërsa vijoi:

“I pari, Carapuli që ngriti sarajet e Ramës në Surrel, merr 5 miliardë lekë nga OSHEE, në një tender të fryrë dhe me fitues të paracaktuar.

Carapuli i Ramës mori 5 miliardë lekë nga paratë e gjakut të shqiptarëve që banda e OSHEE i mori me dhunë e me burg, e në jo pak raste u mori dhe jetën bashkqytetarëve tanë”, tha Paloka duke kaluar te “ndërtuesi tjetër i Ramës”, siç e cilësoi ai.

“Ndërtuesi  tjetër personal i Ramës, ai i vilës së tij në Dardhë, Papuli, merr miliona euro për Jaguarët luksozë që i duhen qeverisë, do marrë miliona euro për shërbimet që do u bëjë, dhe në fund, pas kontratës, makinat janë sërish pronë e tij.

Një zhvatje parash sipas tenderave që bën Edi Rama ku kriteret qepen enkas për mikun e tij, ku fituesi është i paracaktuar.

Kjo është ndarja që u bën Edi Rama parave, kryeministri më i korruptuar në Ballkan, që sipas dokumentit të punës së OSBE ka 200 milionë euro pasuri të investuara në vende OFF SHORE përmes vëllait të tij”, tha Paloka duke i bërë thirrje popullit të ngrihet e ta largojë qeverinë e Ramës.

“Ta kthejmë këtë dimër të vështirë në një pranverë shprese për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë”, tha Paloka në mbyllje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vasili i jep fund debateve: Ja çfarë janë “impulset e reja” për LSI dhe ironia me gazetaren
Ilir Meta: Ja brenga ime e vetme. Flet edhe për vizitën në SHBA, CEZ dhe “impulset e reja" »
Article Logic
Execution time: 0.024606943130493
array(1) { ["section"]=> string(83) "dy-ndertuesit-e-rames-po-bejne-miliarda-me-parate-e-shqiptareve-pd-jep-rastet-23925" }