Dy policë me urgjencë në banesën e Stresit, thyejnë kabinën elektrike. Rreperi: Idiota! (VIDEO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:51 22-09-2016

Dy policë kanë thyer një kabinë elektrike pasi mendonin se rreperi Stresi, ka fshehur drogën aty. Për reperin gjithmonë është aluduar nëpër media se ai konsumon dhe tregton lëndë narkotike, por këto thashetheme kurrë nuk janë konfirmuar.

Reperi i cili doli i pastër siç shprehet, është shumë i indinjuar. Ja deklarata e plotë e tij:

“Kam respekt dhe do kem gjithmonë për policët e mirë dhe të denjë dhe ata që janë djem me seder e karakter të fortë. Ne radhët e policisë kam shumë të njohur për të cilët gëzoj rrespekt.

Në hyrjen time ndodh kjo: 2 policë që qarkullojnë në këmbë kanë thyer kabinën elektrike duke menduar se aty fshihet dicka… hahahahahah idjota. Jam 29 vjec, kurrë s’më ka kap policia me asnjë lloj lënde narkotike, apo çfarëdo të jetë, hapni dhe shihni në kompjuterin tuaj a kam dosje për kanabis apo kokainë????

Jo do ju dal i pastër për këto të dyja, si mendoni se do fsheh aty drogën??? Ata që e kanë bërë janë dy legena që ecin nëpër lagje që janë sa për rrogë... Se policia që njoh unë nuk e bën këtë.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020514011383057
array(1) { ["section"]=> string(95) "dy-police-me-urgjence-ne-banesen-e-stresit-thyejne-kabinen-elektrike-rreperi-idiota-video-53746" }