Dy propozimet në tavolinën e Eurozonës, 86 mld euro për Athinën ose “Grexit”

Publikuar tek: bota, më 19:45 12-07-2015 Dy propozimet në tavolinën e Eurozonës, 86 mld euro për Athinën ose “Grexit”

Mediat e huaja kanë pulikuar dy draft-marrëveshjet që po diskutohen aktualisht në samitin e vendeve të Eurozonës për progarimin e ndihmës për Greqinë.

Sipas asaj draft-marrëveshjes së parë, propozohet një financim nga Eurogrupi për Greqinë në nga 82 deri në 86 miliardë euro . Në rast se kjo marrëveshje nuk arrihet, atëherë Eurozona do të firmosë për një dalje të Greqisë për një periudhë 5 vjeçare.


“Grexit” shkakton përplasjet e para në BE. Franca dhe Gjermania me qendrime të kundërta

E ardhmja e Greqisë dhe eurozonës ndodhen aktualisht në momentin më kritik të tyre. Një marrëveshje e mundshme e Athinës me kreditorët nuk duket në horizont, ndërsa sytë janë kthyer nga Berlini dhe qendrimi që do të mbajë kancelarja gjermane Angela Merkel.

Megjithatë, Merkel e ka bërë të qartë se nuk do të arrihet një marrëveshje me çdo kosto për të mbajtur Greqinë brenda, ndërsa pranoi se bisedimet mes palëve do të jenë tepër të vështira.

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble ka propozuar një dalje 5 vjeçare të Greqisë nga Eurozona, por ky propozim ka hasur në kundërshtimin e prerë të Parisit.

Presidenti francez Francois Hollande, ka hedhur poshtë idenë e një dalje të përkohshme të Greqisë nga eurozona, ndërsa ka theskuar se Europa ndodhet aktualisht në rrezik nga kjo situatë.

Këtë përplasje mes Francës dhe Gjermanisë e ka paralajmëruar gjatë ditës së sotme edhe ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, i cili ka deklaruar se Berlini do të provokoj një konflikt të thellë me Parisin nëse vazhdon t’i qendrojë idesë për daljen e Greqisë nga eurozona apo qoftë edhe për një kohë të caktuar. Asselborn ka theksuar se një konflikt në bllokun franko-gjerman do të jetë katastrofë për Europën.

Sa i përket qëndrimit të kryeministrit grek Aleksis Tsipras, ai është shprehur se njerëzit kërkojnë të shikojnë një Europë të bashkuar dhe jo të ndarë. Ai tha se nëse të gjitha palët dëshirojnë, sot në mbrëmje mund të arrihet në një marrëveshje.

Lexo edhe: Greqia “ndan” Eurozonën. Franca dhe Italia pro Athinës, Gjermania mendon për Grexit

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11549282073975
array(1) { ["section"]=> string(79) "dy-propozimet-ne-tavolinen-e-eurozones-86-mld-euro-per-athinen-ose-grexit-15991" }