Dy shkrimtarët e mëdhenj, Agolli dhe Kadare mbështesin Kombëtaren e Futbollit (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 11:45 17-05-2016

Dy personalitet më të larta të letërsisë shqiptare: Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, mbështesin Kombëtaren Shqiptare të Futbollit, në udhëtimin e saj në Francë 2016. Kreu i FSHF-së, Armando Duka u ka dhënë personalisht fanellat Agollit dhe Kadaresë, të cilët kanë vlerësuar maksimalisht gjestin. Me numrin ''1'' Agolli dhe Kadare mbajnë tashmë fanellat e Kombëtares dhe urojnë më të mirën për të.

‘’Jam vërtet i nderuar që sot marr një dhuratë të shumëçmuar. U bë vërtet histori hyrja në Kampionatin Europian. Ishte një sukses i madh!’’, tha Agolli.

‘’Jam i ndjeshëm kur ngjarje të tilla krijojnë një atmosferë të tillë të gëzueshme. Kur ju donit të më nderonit me një fanellë, unë mendova ka ndonjë lidhje më të thellë futbolli me artin tonë dhe më shkoi mendja se paska, por jashtë vëmendjes, se më para s’e kisha menduar.

Një nga pikat e takimit të garave sportive me artin, kanë ndodhur pikërisht në amfiteatrot e vjetra, ku siç konkuronin sportistët, konkuronin edhe teatrot.

Shfaqjet teatrale kanë qenë fillimi i fillimit të artit letrat. Zakonet ishin njëlloj, kishte një juri që caktonin se cila dramë fitonte dhe ato juri caktonin fitimtarët e garave të ndryshme sportive. Prandaj mendova se paska pasur një lidhje dhe s’kisha qenë i vëmendshëm ta mendoja përpara. Ju falenderoj edhe njëherë për nderimin tuaj dhe jam vërtet i prekur nga kjo gjë.’’, rrëfen Kadare. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhunohet dhe shkatërrohet mbrëmjen e djeshme stadiumi “Selman Stërmasi”
Denoncimi i gazetarit sportiv: Po u jepen 100 mijë euro lojtarëve të Flamurtarit për të humbur ndeshjen »
Article Logic
Execution time: 0.02976393699646
array(1) { ["section"]=> string(88) "dy-shkrimtaret-e-medhenj-agolli-dhe-kadare-mbeshtesin-kombetaren-e-futbollit-video-40695" }